• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I vetmi debat fallco, është: “A duhet Prokurori I Përkohshëm”!

by Mero Baze
13/12/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të kthyer në debat çështjen e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm, të Përkoshëm. Andi Bushati në një prej editorialeve të tij, e shikon këtë si një çështje të sajuar nga rrethana politike të shumicës, dhe nuk dihet pse dhe të SHBA e Bashkimit Evropian. Për këtë ka cituar disa shpjegime të mia, se refuzimi për prokurorin e përkoshëm, është një çështje që opozita e kundërshton, pasi kërkon të shmang ndarjet brenda saj.

Meqë këtë citim korrekt, e ka vendosur gabimisht në kontekstin e një debati për Prokurorinë e Përkohshëm, dua të sqaroj dy gjëra.

E para mendoj se nuk ka debat nëse duhet apo jo një Prokuror I Përkoshëm, pasi Kushtetuta e ka të qartë që Adriatik Llalla e ka mandatin pes vjet nga nisja e detyrës dhe sot ai nuk është më kryeprokuror, por roje I zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Ky është një fakt dhe nuk mund të debatojmë mbi faktet që prodhohen nga Kushtetuta e vendit.

Ndaj unë nuk kam shkruar asnjëherë rreth këtij debati dhe as marr mundimin të përfshihem në debatin, nëse duhet një prokuror I përkohshëm apo jo, pasi është njësoj sikur të përfshihem në një debat, nëse duhet të kemi kushtetutë apo jo. Ky është I vetmi debat spekulativ në këto kohë.

Prokurori I Përkoshëm parashikohet nga dispozitat kushtetuese, me përpikmëri, duke parashikuar mungesën e institucioneve të vetingut, apo KLP, ndërkohë që këtij prokurori I mbaron mandati ose e ndërpret atë.

Për këtë as kam debatuar as debatoj, se nuk jam ekspertë kushtetues.

Ajo që unë kam shkruar, ka të bëj me faktin përse opozita nuk pranon ofertën për konsesus rreth prokurorit të përkohshëm, pasi vetëm për këtë gjë mund të debatohet.

Kryeministri edhe pse I ka mundësitë ligjore që I jep kushtetuta ta zgjedh vet prokurorinë e përkohshëm, siç në fakt ka nisur ta bëj, ofroi dhe vazhdon ta mbaj hapur ofertën që opozita të përfshihet në këtë proces dhe të jap konsesusin për një prej 7 kandidaturave që kanë aplikuar dhe q ëplotësojnë krieret që ka parashikuar Kushtetuta. Këtu mendimi imë është, që Lulzim Basha nuk ofron konsues, pasi për të është më e rëndësishme aleanca me LSI,  e cila nuk e do këtë prokuror, se sa përfshirja në një aleancë të re me Edi Ramën për prokurorin e përkohshëm. Dhe ka të drejtën e tij të veproj politikisht.

Ai vuan ende plagën e tradhëtisë që i ka bërë LSI më 18 maj kur u bashkua me Edi Ramën për të hyrë në zgjedhje, duke marrë mbi gjysmën e qeverisë dhe gjithë agjensitë shtetërore që konsiderohen fitimprurëse, dhe humbi keq në zgjedhje, duke mbetur edhe pa aleatë, edhe pa pushtet.

Për këtë ju desh të bënte një betejë antidemokratike brenda partisë për të rimarrë postin e kryetarit dhe të rikuperuar humbjen e pushtetit politik, me superpushtet në Partinë Demokratike. Ai vuri në pozita qesharake Sali Berishën, duke e kthyer në një avokat mbrojtës të tij, të frustruar nga ideja që mund ti shkërmoqej gjtihë partia para syve, dhe pak nga pak arriti të riafrohet me LSI.

Tani, që këtë gjë që e ka arritur me kaq mund, nuk është I gatshëm ta shkatërroj për prokurorinë e përkohshëm. Thjesht ai nuk guxon më, që për një konsesus normal politik, të sakrifikoj aleancën politike mne LSI dhe të rihumbas besimin për betejat që e presin. Dhe nuk është se nuk ka të drejt poltikisht.  Sido që ta mendosh, Luzlim Bashës I duhen më shumë dy avokat të rëndisishëm si Sali Berisha e Ilir Meta, se sa një prokuror I përkohshëm që nuk do ketë kohë, as të shfletoj dosje, e jo më të veproj.

Për këtë tezë mund të debatojmë, por jo për faktin që a duhet të ketë Shqipëria prokuror të përkohshëm pas Adriatik Llallës apo jo, pasi këtë na e dikton Kushtetuta. Dhe siç ka thënë Lulzim Basha, nuk mund të bëhen pazare me të.

Së dyti është spekullim teza se shumica u kujtua për Prokuror të Përkohshëm, kur doli dosja Tahiri. Me Prokurorin e Përkohshëm, ka lidhje mbarimi I mandatit të Adriatik Llalës dhe ajo nuk ishte ngjajr e papritur, por ngjarje e mezipritur,  e parashikuar në Kushtetutë. Autorët e dispozitave tranzitore për prokuror të përkoshëm, që e kanë futur në Kushtetutë, janë dhe PS dhe PD dhe LSI etj, pasi të gjithë e dinin që javën e parë të Dhjetorit do ishim pa kryprokuror.

Pra të gjithë e kemi pritur javën e parë të Dhjetorit për të përcjell Adriatik Llallën. Ajo që ndryshoi gjatë rrugës, ishte se opozita është e interesuar të jetë bashkë në këtë betejë dhe të refuzojnë bashkpunimin për Prokurorinë e Përkoshëm, pasi kanë më shumë përfitim politikë të jenë opozitë e bashkuar kundër prokurorit të ri, që nuk I dihet çfarë I kap dora nga dosjet e mykura, se sa opozitë e ndarë për një konsues të ofruar nga shumica.

Nuk është e gabuar ajo që bëjnë për interes të tyre, por nuk është e vërtet, që prokurori I përkohshëm, është një shpikje e kohëve të fundit e shumciës, e SHBA dhe Bahskimit Evropian. Sidomos e këtyre dy të fundit.

Ky është një proces kushtetues I firmosur nga PD, PS, LSI etj., process që tani ka ndarë poltikën në dy kampe, nga një anë shumicën e Edi Ramës me SHBA e BE dhe nga ana tjetër Ilir Metën me Sali Berishën . Nuk është ndonjë dramë e madhe. Është thjeshtë një zhurmë e madhe.

Next Post
Fiorentina mund Sampdorian 3-2, shkon ne cerekfinale

Fiorentina mund Sampdorian 3-2, shkon ne cerekfinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In