• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetkandidimi i Berishës, dhe komedia e Komisionit Nishani

by Mero Baze
08/09/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha nxitoi të mos e lërë më  fatin e tij në dorë të Bashës. Dhe e ka menduar mirë. Në vitin 2017, për gati katër ditë pasi Basha arriti marrëveshjen me Ramën dhe u mbyll me Kunatin duke hartuar listat për deputetë, Berisha ngjante i pasigurt për veten e vet dhe rrethin e tij. Basha i hoqi nga lista dhëndërrin, a thua se e kishte rival dhe në karrierë, edhe pse formalisht ishte zyrtar i lart i PD, ndërsa Berishën e spostoi të shtatin në Tiranë.

Pati shumë përfolje nëse Berisha kishte apo jo gisht në lista, por ajo që dukej qartë pas shpalljes së listave dhe reaksionit që pasoi, ishte kujdesi i Berishës të mos dukej i papërfillur nga Basha.

Në fakt ishte i papërfillur. Vetëm kur Basha humbi thellë dhe kritikët ju vërsulën Bashës ta shqyenin, ai i doli zot, duke e kritikuar vet i pari, por duke u bashkuar me viktimat që të mbështesnin sërish PD.

Këtë rradhë duket se nuk e la fatin në dorë të Bashës dhe komisioneve të tij qesharake. Duke marrë shkas nga provokimi i Rulit, i cili e këshilloi publikisht të shkoj në shtëpi, dhe natyrisht duke dëgjuar zotimet e njerëzve të Bashës që ai nuk do të jetë më në listë, ia vetkandidoi dje, për të mos e lënë fatin e vet në dorë të Bashës. Bëri publike se do kandidonte dhe kjo nuk varej, as nga Komisioni Nishani as nga dëshira e Bashës.

Fill pas kësaj, mbrojti sërish Bashën që ka vepruar mirë dhe “ka mbrojtur vlerat e PD”.

Kjo duhet deomos që të mos duket se vetkandidimi i tij, është një shpallje lufte ndaj Bashës.

Por mbi të gjitha vetkandidimi i Berishës është një zhvlerësim thelbësor për të ashtuquajturin Komision që përzgjedh kandidatët. Ai tregoi se Komisioni nuk është një një mekanizëm që i konsideron të barabartë dhe të barazvlefshëm gjithë kandidatët. Disa prej tyre, si Berisha, janë “edhe më të barabartë” sic do thoshte Orwelli në veprën e tij.

Nga ana tjeër vetkandidimi i Berishës është dhe një përpjekje për ti dhënë fund poshëtërimit që po i bënte Komisioni, sidomos dyshja Ruli-Mustafa, ku njëri e këshillonte të dilte në pension dhe tjetri po me aq seriozitet e vlerësonte se kishte punuar mirë dhe e meritonte të kandidonte.

Duke dashur të fshij nga kujtesa e cdo demorkati, idenë se për atë vendosin të tjerët dhe jo vet ai, Berisha vetkandidoi, duke qenë kështu kandidati i parë i sigurt i PD në listat e vitit 2021. Tani Basha nuk mund të fshiheet më pas Komisionit, për ta eleminuar atë. Nëse e heq, duhet ta heq vet dhe të marrë koston e përballjes me të.

Tani Komisioni do të vazhdoj punën, të merret me kriteret teknike dhe formularët, të pyes kandidatët e thjeshtë, mos kanë ndonjë akzuë për vjedhje apo vrasje, ti pyes si e kanë vënë pasurinë etj. Për Berishën që ka pranuar katër vrasje politike më 21 janar, që ka 26 plus 1 të vrarë për skandalet e të birit në Gërdec, që nuk justifikon dot as vilat në Lalëz, as dhjetra apartamente në Tiranë, nuk ka më kritere dhe mbi të gjitha. Ai desh të tregoj se nuk pret mëshirë, as nga Basha, as nga Ruli dhe aq më tepër nuk pret mbështetje nga Nishani dhe Mustafaj. Ai vendosi të vetkandidojë, për të mos e lënë fatin e vet në dorë të tjerëve. Dhe në të njëjtën kohë, e lidh prap fatin e PD me emrin e tij, pasi e quajti betejë të tij.

Urime kandidatit të parë të zgjedhjeve të 2021, Sali Berishës. Të paktën shqiptarët e dinë qysh tani me kë kanë punë dhe në këto zgjedhje.

Next Post
“Manipulator e dështak si Enver Hoxha”, Topalli “i përvishet” Bashës: Çdo dy vite i ndërronin ministritë prej skandaleve që bënte

VIDEO/ Topalli "shuplakë" Bashës: Oligarkët e kanë blerë me vila, është filmuar se ka falsifikuar votat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In