• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetitë kuruese, mrekullia e gjethes së rrushit

by A R
03/10/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjethet e hardhisë janë ndër ilaçet më të fuqishme natyrale! Në këto gjethe ka mjaft vitamina C, E, A, K dhe B6, si edhe niacinë, hekur, fibra, riboflavinë, folate, kalcium, magnez, bakër dhe mangan.

Njerëzit që janë të kujdesshëm me peshën e tyre, duhet të përdorin gjethet e rrushit, sepse ato përmbajnë shumë pak kalori. Në pesë gjethe gjenden 14 kalori. Një racion me gjethe rrushi nuk përmban as yndyrë, as kolesterol dhe ka shumë pak natrium dhe sheqer.

Këto janë cilësitë më të fuqishme të këtij ilaçi të fuqishëm natyral:

Veti kundër inflamacioneve
Gjethet e rrushit njihen për vetitë kundër inflamacioneve. Inflamacionet kronike mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, si ato të zemrës, disa lloje të kancerit dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Sëmundje tjera që vijnë si rezultat i inflamacioneve janë artriti dhe sëmundjet gastrointestinale, përfshirë edhe sëmundjen e Crohn-it.

Veti kundër mikrobeve
Rrushi si tërësi është burim i mirë me antioksidues, por sipas studimeve del se edhe gjethet e rrushit janë të pasura me veti kundër mikrobeve dhe kanë komponent me antioksidues. Studimi që ishte publikuar në “International Journal of Food Properties” në fillim të vitit 2013 ka krahasuar vetitë prej antioksiduesi në gjethet e mbledhura në muajin maj, gusht dhe shtator. Ishte dëshmuar se ato të mbledhura në muajin shtator kishin më së shumti flavonoide, fenole, të gjitha si antioksidues.

Burim për aminoacidet Omega-3
A e keni ditur se ka bimë të pasura me aminoacidet omega 3? Farat çia, farat e lirit, janë në majën e listës për aminoacidet omega 3. Por janë edhe disa perime me gjethe të gjelbër, përfshirë gjethet e rrushit, që depërtojnë në këtë listë.

Ilaç natyral për venat e zgjeruara
Një studim i publikuar në mars të vitit 2004, në revistën shkencore “Drugs in R & D”, ka ekzaminuar ekstraktet e gjetheve të rrushit te femrat dhe te meshkujt që vuanin nga venat e zgjeruara. Rezultatet e studimit ishin mjaft premtuese, ku pas gjashtë javësh studimi pacientët që kishin pranuar ekstrakte nga gjethet e rrushit kishin përmirësuar nivelin e oksigjenit kishin përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Të pasura me kalcium dhe magnez
Gjethet e rrushit po ashtu janë të mbushura me magnez dhe kalcium, bashkë edhe me një numër të madh të mineraleve tjera. Magnezi dhe kalciumi janë të nevojshëm për shëndetin e eshtrave. Ky kombinim i mineraleve luan rol të rëndësishëm në shëndetin e muskujve dhe funksionimin e nervave.

Përdorimet e tjera
Gjethet e rrushit përdoren si çaj kundër diarresë, hepatitit, dhimbjeve të stomakut, reumatizmin, dhimbjet e kokës dhe etheve.

Ju mund t’i thani vetë gjethet e rrushit duke i lënë ato në diell. Gjethet e thara të rrushit mund të zihen në ujë dhe të pihen si çaj me mjaltë. Një grusht gjethesh të thata të thërrmuara do të mjaftojnë për një kupë çaji.

Kujdes: Lajini gjethet e rrushit me ujë të bollshëm përpara përdorimit apo tharjes. Nëse keni blerë gjethe rrushi të paketuara, përpara përdorimit shpërlajini mirë për të hequr natriumin e tepërt./BW/a.m.

Next Post
LETRA/ “Nuk kam më se kujt t’i drejtohem, ai do të më vrasë”, gjyqtarja i kërkoi ndihmë ambasadorit Lu

Motra e gjyqtares Hafizi letër Veliajt: Menduam se e gjithë bota u përmbys...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat në Tiranë, reagon Organizata  e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

Protestat në Tiranë, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

June 23, 2026
“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

June 23, 2026
Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

June 23, 2026
Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

June 23, 2026
Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

June 23, 2026
“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

June 23, 2026
Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

June 23, 2026
As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

June 23, 2026
Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

June 23, 2026
Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In