• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu sipas PD rrëzon shtetin dhe krerët e politikës shqiptare, ndëshkohet kushdo që ka pasur kontakte me Ilir Metën

by Java News
25/10/2021 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Miratimi dhe zbatimi i amendamenteve të Lulzim Bashës dhe rrethit të tij, për Vetingun në politikë, sipas përmbajtjes së propozuar, do të rrëzonte të gjithë kupolën e shtetit shqiptar dhe Parlamentin, bashkë me krerët e politikës. Është pika 3 e nenit 5 të nismës së Lulzim Bashës, ajo e cila, nëse do të zbatohet, ‘hedh në erë’ shtetin dhe klasën politike shqiptare. Kjo pikë parashikon si kontakt të papërshtatshëm çdo kontakt fizik ose jo të politikanëve, jo vetëm me personat e dënuar si të përfshirë në krim të organizuar, por edhe kontaktet me ata që janë proceduar për krim të organizuar dhe korrupsion, ndonëse janë shpallur të pafajshëm për prova të pamjaftueshme.

“Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur: a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet; b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet”, thuhet në pjesën e fundit të pikës 3 të nenit 5 të nismës ligjore të PD-së, nen i cili shton një nen të ri në Kushtetutë, 176/1.

Po për çfarë vepre penale duhet të jetë dënuar ose proceduar një person, kontakti me të cilin ndëshkon politikanin apo funksionarin e lartë?

Janë të gjitha veprat penale të parashikuara në ligjin anti-mafia, i ndryshuar në vitin 2014, ku u shtua edhe korrupsioni. Konkretisht përfshihen veprat penale; si pjesëmarrje në organizata kriminale ose në grupe të strukturuara kriminale, sipas parashikimeve të neneve 333 dhe 333/a të Kodit Penal, pjesëmarrje në organizata terroriste ose në banda të armatosura, zhdukja me forcë, shtrëngimi për dhënie pasurie, trafikimi njerëzve, prostitucioni, trafikimi i armëve dhe municioneve, trafikimi i lëndëve plasëse, kultivimi, prodhimi, shitja dhe trafikimi i narkotikëve, pastrimi i parave të krimit dhe prostitucionit si dhe vepra penale e korrupsionit të të gjitha llojeve.

Subjektet mbi të cilat vepron Vetingu sipas propozimit të PD-së janë deputetë, kryeministri, presidenti, ministrat, kryetarët e bashkive, kreu i SHISH, guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe kreu i KLSH. Gjithashtu, përfshihen edhe familjarët si dhe të njohurit e zyrtarëve në fjalë.

Çdo funksionarë i lartpërmendur duhet të dorëzojë mandatin dhe të largohet nëse ka pasur kontakte me një person që ka kryer një nga veprat penale të parashikuara në ligjin anti-mafia, apo që është proceduar për kryerjen e një vepre të tillë, por që është shpallur i pafajshëm për mungesë provash të mjaftueshme.

Në 16 janar të vitit 2012, Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm Ilir Metën, sot President, i cili akuzohej nga prokuroria për kryerjen e veprës penale të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal. Prokuroria kërkon dy vite burg.

Meta u shpall i pafajshëm, pasi sipas gjykatës, nga provat e shqyrtuara nga vërtetohej fajësia. “Ndërsa me motivin “fakti nuk vërtetohet që ekziston” kuptohet që jemi në kushtet kur me provat e shqyrtuara nuk vërtetohet ekzistenca e faktit në kuptim të veprës penale”, thuhet në vendim.

Neni 245 i Kodit Penal është pjesë e ligjit anti-mafia, mbi të cilin bazohet Vetingu sipas propozimit të Partisë Demokratike, për kategoritë që do të konsiderohen si njerëz të krimit të organizuar.

Edhe pse Meta u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, ai është subjekt i nismës së PD-së, në mënyrë të dyfishtë. Është subjekt verifikimi si President për pasurinë dhe kontakte për personat të përfshirë në krim të organizuar, por është subjekt edhe si person i botës së krimit të organizuar, për kontakte me deputetët dhe krerët e shtetit.

Sipas nismës ligjore të PD-së, kushto që ka pasur kontakte me presidentin Ilir Meta pas vitit 2011, duke nisur që nga vetë Lulzim Basha, duhet të dorëzojë mandatin e deputetit apo të largohet nga funksioni i lartë publik./shqiptarja.com

Next Post
“Demokratët të reagojnë për krizën”/ Alizoti: Faji i Berishës që la institucionet e PD të dobëta!

"Demokratët të reagojnë për krizën"/ Alizoti: Faji i Berishës që la institucionet e PD të dobëta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sistem proporcional kombëtar, por me prag ama…

February 3, 2026
Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In