• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën e Mediun nga burgu

by Java News
05/06/2023 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Vetingut ka marrë një vendim të pazakontë në 16 maj 2023. Trupa gjykuese e përberë nga Olsi Komici, Alma Faskaj dhe Firdes Shuli shkarkoi nga detyra ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila është dënuar në qershor të vitit 2017 me 4 vite burg nga Gjykata e Lartë për korrupsion, konvertuar në 3 vite shërbime prove. Majlinda Andrea u shpall fajtore për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për të mos pranuar rekursin për një vendim pronësie në zonën e Butrintit. Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte përfundimtar, pasi gjykatë e juridiksionit fillestar për zyrtarë të nivelit të lartë.

Megjithatë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me në krye Ilir Metën pas 22 korrikut 2017, nuk zbatoi ligjin për të shkarkuar nga detyra Majlinda Andrean. Në kushtet e mosveprimit të KLD-së, Majlinda Andrea gëzonte statusin e gjyqtares, edhe pse ishte dënuar me vendim të formës së prerë. Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut ka kryer verifikimin e Majlinda Andreas, duke i kaluar barrën e provës. Ish gjyqtarja ka pohuar se KPK-ja nuk ka kompetencë për verifikimin e saj dhe se Komisioni i Vetingut duhet ta mbyllë këtë proces pa një vendim.

“Trupi gjykues, duke vlerësuar se subjekti i rivlerësimit rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në mungesë të një vendimi të organeve kompetente të kohës, ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe atyre sot, Këshilli i Lartë Gjyqësor, çmon se duhet të kryejë procesin e rivlerësimit. Trupi gjykues i kaloi subjektit barrën e provës se në analizë të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili e ka dënuar atë për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, subjekti ka cenuar rëndë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendimin e KPK-së.

Në përfundim të procesit, KPK-ja ka vendosur shkarkimin e Majlinda Andreas nga detyra, me argumentin se ka cenuar besimin e publikut, duke iu referuar vendimit të dënimit për korrupsionin. Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2008, Andrea u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë dhe e ushtroi detyrën deri në vitin 2016, kur u përball me akuzat për mitmarrje.

Në 14 shtator 2009, avokatët e Fatmir Mediut, i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllnin dosjen e Mediut për Gërdecin, pasi ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet e qershorit 2009, ku për rrjedhojë ishte veshur me imunitet. Ata paraqitën vërtetimin nr. 11, datë 11.09.2009, të cilin e kishin marrë nga Kuvendi që kontrollohej nga Sali Berisha, në të cilin thuhej se Mediu ishte zgjedhur deputet. Prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati dhe Arben Dollapaj, kanë thekuar se fakti se Mediu është rizgjedhur deputet nuk ndryshon asgjë, pasi ai deputet ka qenë. Prokurorët thanë se Kuvendi e ka dhënë autorizimin për ndjekjen penale të Fatmir Mediut në qershor të 2008 dhe ky autorizim nuk ka afat dhe nuk mund të bëhet i pavlefshëm.

Në datën 14 shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Besnik Imeraj dhe me anëtarë Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Evelina Qirjako, kanë marrë në shqyrtim pretendimet e palëve. Po atë ditë, trupi gjykues ka vendosur me shumicë votash për të mbyllur dosjen e Fatmir Mediut. Majlinda Andrea, Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe kanë votuar për të shpëtuar Fatmir Mediun. Sipas tyre “Për shkak se imuniteti është garanci e Kuvendit si institucion dhe jo e deputetit të tij, vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit do të cenonte vetë integritetin e Kuvendit, i cili është vetë ai që mund të vendosë për heqjen e këtij imuniteti mbi një kërkesë të posaçme, vetëm të organit të akuzës”. Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër mbylljes së dosjes. Vota e Majlinda Andrea ishte vendimtare për të shpëtuar Mediun, i cili pas 13 viteve dosjen i rihapi SPAK-u.

Tre vite më vonë, në janar të vitit 2012, Majlinda Andrea votoi pro pafajësisë së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Prokuroria kërkonte dënimin e Metës me 2 vite burg për korrupsion, pas video-skandalit që i publikoi Dritan Prifti, ku Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me pasuritë publike. Majlinda Andrea, Gani Dizdari, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, morën një mesazh të koduar nga Berisha disa orë para shpalljes së vendimit. Berisha u shfaq duke darkuar tek shtëpia e Metës. Kundër pafajësisë së Metës votoi vetëm Ardian Dvorani, i cili më pas nga dyshja Meta-Berisha u shpall armik i përbetuar./Adriatik Doçi-shqiptarja.com

Vendimi i KPK-së për Majlinda Andrean

Next Post
U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio

U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

December 24, 2025
Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

December 24, 2025
Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

December 24, 2025
Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

December 24, 2025
Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

December 24, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

December 24, 2025
“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com