• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U shpallën kampionë, Veliaj pret djemtë e volejbollit dhe basketbollit: Ekipi që sjell kupë apo medalje në Tiranë shpërblehet me premio

by Java News
05/06/2023 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti djemtë e ekipeve të volejbollit dhe basketbollit të SK Tiranës, të cilët u shpallën Kampionë në këtë sezon dhe vlerësoi punën e secilit prej tyre, duke i falenderuar për faktin se i sollën 2 kupa të rëndësishme kryeqytetit. Ai tha se Bashkia e Tiranës do të vijojë traditën e mirë të shpërblimit të sportistëve që sjellin kupa apo medalje për Tiranën.

“E vlerësoj jashtë mase sakrificën që keni bërë, punën tuaj, përkushtimin për t’u siguruar që sot Tirana është kampion, edhe në volejboll, edhe basketboll për meshkuj”, tha Veliaj. Ai vlerësoi edhe punën që po bëhet me sportistët e rinj, përmes promovimit të volejbollit dhe basketbollit në komunitet.

“E çmoj shumë skuadrën elitare të basketbollit dge të volejbollit, por ajo që çmoj më shumë është sporti në komunitet. Më gëzon shumë që shumë prej jush, përtej uniformës së Tiranës, jeni angazhuar me trajnimin e shumë vajzave dhe djemve të vegjël. Ata ndoshta ende nuk e dinë ende nëse do jenë me Tiranën, Partizanin apo Dinamon, nëse do luajnë jashtë Shqipërisë apo jashtë Europës, por fakti që sot përfshihen në sport, kanë përveshur mëngët, janë angazhuar si kurrë më përpara në palestra dhe kampe verore, ma mbush zemrën plot gëzim. Jam vërtet mirënjohës për këtë! E di që nuk është ky thelbi i misionit tuaj, thelbi i misionit është që të sillni këtë kupë në Bashkinë e Tiranës, por unë besoj se është një mision po aq i rëndësishëm”, tha ai.

Veliaj theksoi ekipi që sjell kupë në Tiranë do të vlerësohet përtej mbështetjes së vazhdueshme që bashkia jep për sportin. “Premtimi që kam dhënë është se do shpërblejmë ata që sjellin një kupë në Bashkinë e Tiranës. Në rastin e futbollit, kësaj here ishte Partizani. Çfarë mendoj unë për Federatën e Futbollit është shumë publike dhe të gjithë e dinë, por nuk jam unë ai që gjykoj. Në finale unë kam thënë: Kush sjell kupë në Tiranë do të shpërblehet. E njëjta gjë vlen edhe për ekipet tuaja, sepse vërtet dua që të ndihet dora e bashkisë, që përtej mbështetjes së përditshme, vlerëson talentin, vlerëson djersën, vlerëson kupat që sillen në Tiranë dhe kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Ai tha gjithashtu se sporti në komunitet, kombinuar me investimet në terrene sportive të bashkisë, duhet të prodhojnë sa më shumë rezultat. Por, hapi i radhës, tha Veliaj, është Pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”. “Kemi marrë disa vendime dhe besoj se ky është ndoshta kampionati i fundit që keni zhvilluar te Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’. Vendimi që kemi marrë është se do bëjmë një modernizim total. Ne duhet të kemi një Pallat Sporti për së mbari. Nuk ka asnjë arsye që ta ketë Shkupi, Podgorica, Beogradi, Sarajeva, Zagrebi, dhe mos ta kemi ne. Ndaj, dua me gjithë zemër që të na mbështesni në këtë projekt. Duam të bëjmë më të mirën për këtë qytet. Ndaj, me të njëjtën filozofi me të cilën dolëm kampion, do të dalim kampion edhe në investime,” e mbylli Veliaj fjalën e tij./m.j

Next Post
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

"Tentativa" e Gaz Bardhit dhe kompani, për t'i dorëzuar PD Sali Berishës në mënyrë të kontrolluar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve

Lufta me flakët i merr jetën pilotit dhe anëtarit të ekuipazhit në Utah të SHBA-ve

August 9, 2026
Shumica gra e fëmijë, 19 trupa pa jetë nxirren nga rrënojat e një ndërtese në Gaza

Shumica gra e fëmijë, 19 trupa pa jetë nxirren nga rrënojat e një ndërtese në Gaza

August 9, 2026
Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina përplaset me bordurën, gruaja transportohet në spital

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina përplaset me bordurën, gruaja transportohet në spital

August 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

August 9, 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

August 9, 2026
Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

August 9, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)

August 9, 2026
7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com