• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu që i duhet politikës dhe ai që i duhet Lulzim Bashës

by Mero Baze
06/09/2018 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot mu kujtua gjyqtari Thanza. Ai kishte dy vjet që dëgjonte për Vetingun e gjyqësorit, kishte dhe aq mundësi sa ta lexonte dhe kuptonte ligjin, dhe mbi të gjitha, dinte më shumë se sa ne, për veten e tij. Ishte dënuar në Itali për një vjedhje të rëndomtë supermarketi. Dhe shkoi drejt vetingut si flutura drejt llampës, duke u shfaqur para publikut më shumë si njeri që nuk kupton se ç’bën, se sa si dikush që ka bërë diçka të paligjshme.

Në përpjekje për të justifikuar kërkesën e Lulzim Bashës për Veting të politikanëve, shembulli i Thanzës ishte më i afërti. Pra, që e bën këtë nga budallallëku, ose nga mosbesimi real që ka, se Vetingu nuk do të funksionojë.

Se Vetingu i politikanëve, ndryshe nga ligjet e tjera, nuk ka të bëjë me të ardhmen, por ka të bëjë me të shkuarën. Dhe së paku e shkuara ligjore e Lulzim Bashës mbart një proces të mbyllur me procedurë për tejkalim kohe të hetimeve dhe ai duhet të pastrohet, duke rihapur çështjen. Njësoj si Fatmir Mediu.

Më tej Akoma, ai është ministri që i janë vrarë katër qytetarë në një protestë politike dhe ende nuk është pyetur për t’u hetuar pse i vrau. Natyrisht që një veting serioz nuk do merret me faktin a ka qepur panatallona në të zezë Dash Shehi kur ishte 27 vjeç, por kush ka vrarë dhe vjedhur këto 27 vjet.

Pra, ka shumë gjasa që Lulzim Basha të ketë mosbesimin që ka pasur gjyqtari Thanza tek Vetingu, dhe shkoi drej tij sypatrembur. Por ka dhe një anë tjetër, që është kryesore për Bashën

Ekziston dhe një tjetër Lulzim Basha, ai që ëndërron të marrë pushtet me marrëveshje të fshehta dhe pazare pas krahëve për të vetët. Unë nuk mendoj se LSI është fort e lumtur nga propozimi i tij, dhe sidomos nga ajo që bëri në Elbasan. As aleatët e tjerë. Jo se ata janë të inkriminuar, më shumë apo më pak se Basha, por se ky i fundit po përpiqet të prodhojë pushtet mbi ta, duke marrë monopolin e selektimit të krimit. E dëgjuat në Elbasan. Përmendi Qazim Sejdinin si të lidhur me Çelët, përmendi si gjithnjë Taulant Ballën, që i faturon dhe Toyotën e tij, por për çudi harroi të përmendë fjala vjen Çapjet, që janë në konflikt me Çelët. Jo për gjë, por të paktën të duket i balancuar, se kështu duket si ushtar i tyre. Për të mos thënë pastaj që përmend biznesmenë anonimë dhe atë biznesmenin që i ka vënë firmës së tij emrin e  vajzës së Lulit, në shenjë mirënjohje për tenderat e Tiranës.

Të jesh selektiv me krimin dhe korrupsionin, do të thotë të jesh ushtar i tij, dhe një ushtar i krimit nuk ja del dot të bëhet gjeneral, se i dridhet zëri kur jep komandën.

Përpjekja e tij për të treguar se tani kriminelët i cakton ky në terren dhe në parlament, është një përpjekje groteske për të krijuar pushtet fallco tek të vetët.

Nga ana tjetër, më e besueshme është që Lulzim Basha pret një pazar nga Edi Rama, pret të ulet me të, e të flasin si të shpëtojë ai nga disa vetë, dhe të dy, si gjithmonë, si të shpëtojnë nga LSI.

Rama u duk aq i lumtur nga propozimi i Bashës, sa hutoi dhe të vetët, sikur mezi ta kishte pritur. E sigurt është që ai nuk është i gëzuar, se mendon se i ka të pastër të vetët, por se e di se ç’mendon Basha. E di se si ai mendon të prodhojë një mekanizëm pushteti artificial mbi aleatët dhe të vetët, për të eleminuar ata që dëshiron. Dhe mbi të gjitha, për ta kthyer të qënit në politikë, në një standart që e vendos ai me Edi Ramën.

Dhe kjo e lumturon aq shumë Edi Ramën, jo se do bashkëndajë me Bashën ndonjë standart, por thjesht se do argëtohet me të, si një vit më parë, kur ja mbushi mendjen se mund t’ua fusë të gjithëve me marrëveshjen me të.

Përtej kësaj estrade publike, vetingu i politikanëvë shqiptarë ka kuptim vetëm nëse nxjerrim nga sistemi politikanët që nuk janë gjykuar dhe dënuar, dhe nëse forcojmë pritën e përzgjedhjes në politikë të njerëzve të inkriminuar. Mos ta bëjmë si ligji i dekriminalizimit që nuk prekte asnjë nga deputetët që e votuan. Për Vetingun e së shkuarës ka vetëm një parti që është në këmbë e gjitha kundër, ajo që ankohet jo më kur dënohet Berisha, Basha e Mediu, por dhe kur shkarkohet Thanza e Llalla.

Për Lulzim Bashën që kërkon të prodhojë pushtet rreth vetes me idenë se do të vendosë pushtet mbi aleatët dhe të vetët, duke pasur në dorë Vetingun, nuk do të ketë lajme të mira.

Në rastin më të keq, ai do të jetë i pari që do ta pësojë nga kjo gjë. Ose do pendohet, si për Reformën në Drejtësi, dhe do të mallkojë ata që e bënë.

Next Post
E bujshme nga Italia: Hysaj pa klauzolë largimi nga Napoli

E bujshme nga Italia: Hysaj pa klauzolë largimi nga Napoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

October 26, 2026
“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

“Mazhoranca bën propagandë”- Krasniqi: Opozita i bëri dëm të madh protestës studentore!

October 26, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

“Neomalësorja erdhi nga hiçi dhe iku…”- Eksperti i sigurisë për protestën: Antifa nuk ka për qëllim të fitojnë pushtet në Europë, por synon destabilitetin!

October 26, 2026
Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për 007 përqendrohet në tre emra

October 26, 2026
OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

OKB jep alarmin: Ngrohja globale do të kalojë 1.5°C deri në fund të shekullit, rreziqet që i kanosen Botës nga ky prag!

October 26, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Pas rritjes, nafta bie me 6% brenda javës, tregjet ndjekin me ankth zhvillimet në Lindjen e Mesme!

October 26, 2026
“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

“U plak 20 vjet brenda tre muajve!”- Motra e aktorit Matthew Perry zbulon dramën e fshehur pas “Friends” dhe zemërimi për tradhtinë e një miku: Kishim frikë se…

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

October 26, 2026
Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In