• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetting-u/ Publikohet përmbajtja e 4 formularëve të vetëdeklarimit

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji i “Vetingu”-t që rivlerëson gjyqtarët dhe prokurorët, njësoj si ligji i dekriminalizimit, nuk mjaftohet vetëm me rregullat e përcaktuara në ligj, që synojnë të nxjerrin jashtë sistemit personat e korruptuar.

Projektligjit i bashkëngjiten 4 formularë dhe deklarata personale që duhet t’i plotësojë secili prej njerëzve që do të vendosin të kontrollohen për të qenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Formulari i parë është formuari për deklarimin e pasurisë, që autorizon institucionet vendasve dhe vëzhguesit të verifikojnë çdo të dhënë pasurie të vetë personit dhe të familjarëve të tij, që përcaktohen me ligj. Në rast se rezultojnë të dhëna të rreme, gjyqtari apo prokurori përkatës ndiqet penalisht.

Formulari i dytë është për plotësimin e të dhënave për kontrollin e figurës, që përbën një pikë kyçe të “Vetingu”-t dhe që synon të përjashtojë nga sistemi njerëz të lidhur apo nën ndikim të personave të përfshirë në krimin e organizuar.

Formulari i tretë lidhet me aftësinë profesionale, nëpërmjet të cilit gjyqtari apo prokurori jep të dhëna për ecurinë e çështjeve që ka patur në ngarkim 3 vitet e fundit.

Formulari i katërt ka të bëjë me një dokument tjetër. Por, ai nuk është i detyrueshëm për të gjithë njerëzit që do të duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Kjo është një deklaratë që do ta plotësojnë kandidatët për 21 vendet e organeve që do të bëjnë “Vetingu”-n e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deklarata praktikisht dorëzon privatësinë e nënshkruesit tek byroja kombëtare e hetimit. Në rast se ai zgjidhet, gjatë ushtrimit të detyrës do të pranojë të pajiset me një celular të veçante, një adresë elektronike të veçantë, të cilat do të jenë nën kontroll në çdo moment./tch

ma.me

Next Post

Zyrtare/ Në Angli futet në ‘lojë’ zëvendësimi i katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In