• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetingu” nis pushimet verore, institucionet e reja në fund të vitit?!

by Java News
05/08/2018 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga nisja e seancave dëgjimore, në kuadër të procesit të vetingut në muajin mars të këtij viti dhe deri tani, në filtrat e drejtësisë kanë kaluar 51 subjekte, që janë gjyqtarë dhe prokurorë.

Këta, janë më së shumti kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe dy kandidatë për inspektorë. Gjithashtu, në listën prioritare të vetingut u përfshinë edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ata të Gjykatës Kushtetuese, si dy nga gjykatat më të rëndësishme në vend dhe jetike për mbarëvajtjen e reformës.

Në listën e përparësisë u përfshinë edhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe kandidatë për anëtarë të saj, institucion ky që përzgjedh gjyqtarët e Kushtetueses. Mirëpo, edhe pse KPK-ja vendosi ta rriste numrin e seancave këtë muaj për ta përfunduar listën prioritare brenda verës, duket se një gjë e tillë mund të jetë e mundur. Deri më tani, kanë mbetur edhe gjashtë subjekte që duhet të kalojnë në veting nga lista e përparësisë.

“Panorama” mëson se Komisioni do të zhvillojë seanca deri më datën 10 gusht dhe më pas mund të nisë pushimet. Një gjë e tillë të paktën ka ndodhur me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe duke qenë se Kolegji nuk është funksional, atëherë edhe KPK do të detyrohet të marrë pushimet, së bashku me ONM-në dhe Institucionin e Komisionerit Publik. Kështu, në faqen zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit njoftohet se seanca në Apel për çështjen e prokurores së Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, do të zhvillohet më datë 12 shtator.

“Ditën e mërkurë më datë 12.09.2018, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja nr. 6/ 2018 (JR) datë 21.06.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit znj. Besa Nikëhasani ka bërë kundër vendimit nr. 15, datë 20.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, shkruan njoftimi.

Kjo do të thotë që nuk do të ketë seanca më në gusht nga ana e Kolegjit. Gjithashtu, kur drejtësia është në kolaps dhe pret ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së, duket se edhe këto institucione do të mbeten për t’u ngritur nga fundi i vitit. Kjo për shkak se ende nuk ka nisur puna për listën e dytë prioritare që do të kalojë në veting. Në këtë listë janë disa kandidatë për anëtarë të KEDit dhe shtatë kandidatë për Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani, KED-i aktual që ka mandat deri në fund të vitit, ka mbetur me vetëm gjashtë anëtarë, ku nga këta, tre ishin zëvendësues.

KED-i është mjaft i rëndësishëm për drejtësinë, pasi zgjedh kandidatët e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkon të paktën 5 anëtarë që të funksionojë. Nga ana tjetër, nga këta gjashtë anëtarë që ka momentalisht, vetëm dy kanë kaluar në veting dhe janë rikonfirmuar, ndërsa katër të tjerët janë në pritje dhe mjaftojnë që të ngelin dy që ta nxjerrin KED-in jofunksional dhe të çojnë në ngërç për plotësimin.

ma.me

 

Next Post
Teknologjia përparon, por fluturimet janë më të ngadalta se 20 vjet më parë. Ja arsyeja

Alpet e Zvicrës, 20 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

January 22, 2026
U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In