• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu në politikë, “Venecia” në 19 nëntor vjen në Tiranë

by Java News
14/11/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të vizitojë Tiranën në datat 19-20 nëntor për të marrë opinionet e partive parlamentare mbi propozimin e Partisë Demokratike për vetingun në politikë.

Komisioni-i-Venecias-okNë axhendën e publikuar në faqen e Komisionit të Venecias theksohet se bazuar në kërkesën e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë për të marrë një opinion mbi vetingun në olitikë, do të zhvillohen disa konsulta me partitë parlamentare dhe më pas do të bëhet draftimi i opinionit. “Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vizitojnë Shqipërinë më 19 dhe 20 nëntor, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur vetingun e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar”, theksohet në njoftimin e Komisionit të Venecias.

Hartimi i opinionit përfundimtar për këtë çështje do të bëhet në sesionin plenar që Komisioni i Venecias do të zhvillojë në datat 14 dhe 15 dhjetor të këtij vitit. Deri atëherë, pritet që vetë Kuvendi të zhvillojë tryeza konsultative mbi këtë çështje. Në axhendën e punimeve të Kuvendit janë rifutur sërish seancat dëgjimore me grupet e interesit. Këtë herë, seanca e radhës dëgjimore do të zhvillohet nesër në qytetin e Elbasanit ku do të merren opinione nga grupet e interesit mbi këtë çështje të kërkuar nga opozita.

KËRKESA

Në fillim të kësaj legjislature të Parlamentit, opozita kërkoi që të miratohen ndryshimet kushtetuese që të mundësojnë vetingun në politikë. PD e mbështeti kërkesën e saj duke theksuar se duhet një pastrim i politikës nga krimi i organizuar dhe korrupsionit, pasi, sipas saj, këta elementë kriminalë janë të lidhur me qeverinë.

Por, kërkesa e propozuar nga Partia Demokratike nuk mori pëlqimin e menjëhershëm të maxhorancës. Në qëndrimin e saj të parë, maxhoranca u shpreh se hetimin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë, nëse kanë lidhje me krimin e organizuar, do ta bëjnë institucionet e reja të drejtësisë.

Konkretisht, sipas tyre, ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bëjë të mundur hetimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Por, gjithsesi, Partia Socialiste nuk e tha fjalën e fundin, duke miratuar vendimin që kërkesa e opozitës për vetingun e politikanëve të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Venecias dhe mbi bazën e qëndrimit të ndërkombëtarëve do të vijojë edhe axhenda e shqyrtimit të nismës së PD-së.

Next Post
Në pranga 11 princër në Arabinë Saudite

Po vjen “Dimri arab”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

December 29, 2025
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

December 29, 2025
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com