• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu në Polici/ Lleshaj kundër Metës: Të rrëzohet dekreti, nuk duhet të paragjykojë Ministrinë e Brendshme

by Java News
06/05/2019 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku u shqyrtua sot dekreti i Presidentit për “Ligjin e Vetingut në Policinë e Shtetit”, ka deklaruar se argumentet e Ilir Metës janë absurde.

Lleshaj ka deklaruar sot kreu i shtetit nuk duhet të paragjykojë institucionin e Ministrisë së Brendshme dhe strukturën e SHÇBA-së. Ministri Lleshaj gjatë fjalës së tij ka kërkuar që dekreti i Presidentit të rrëzohet dhe të lihet në fuqi ligji që maxhoranca miratoi rreth një muaj më parë.

“Bindja presidenciale se procesi do të keqpërdoret politikisht nga Ministria e Brendshme është absurde. Kjo nuk mund të lejohet, që të paragjykohet një institucion Kushtetues siç është Ministria e Brendshme, aq më shumë Presidenti i Republikës.

Është krejtësisht e papranueshme, që të kemi një paranojë nga Ministria e Brendshme.

Ministria bën drejtimin politik të këtyre institucioneve, jo partiak, por nuk mund të mendohet që të krijohen struktura jo kushtetuese, duke paragjykuar se Ministritë nuk na bëjnë punë.

Argumenti për pavarësinë është përtej absurdit, pasi procesi është parashikuar në ligjin e vjetër që vetingu të bëhet nga strukturat e brendshme të Ministrisë.

Argumenti i kohës, pretendimi i Presidentit se po i japim më shumë kohë, do vihen në presion personat subjekt të këtij ligji. Shumë mirë, le të ndihen nen presion personat që janë pjesë e policisë. Nëse ata kanë probleme me vetingun, shumë mirë që duhet të ndihen në presion. Ata që s’kanë ndonjë mizë nën kësule nuk kanë pse ndihen nën presion.

Ju ftoj që t’i qëndroni vendimit të mëparshëm dhe ta rrëzoni dekretin e Presidentit, pasi me këtë ligj ne i japim një ritëm të ri procesit të vetingut, që duhet të kryer në kohën më të shpejtë dhe me ritmin e duhur”, ka thënë Lleshaj.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Vlora nën ujë, vlonjatët tallen me këngë labe

VIDEO/ Vlora nën ujë, vlonjatët tallen me këngë labe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In