• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetingu në polici, Eduart Merkaj del para “Vettingut”, ja gjetjet në 3 kriteret e vlerësimit

by A R
10/01/2020 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vetingut në sistemin e drejtësisë edhe ai i policisë duket se po ecën me ritme të shpejta. Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj doli ditën e djeshme përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u njoh me rezultatet e hetimit të bërë për të që prej muajit qershor 2019 bazuar në 3 komponentët e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit, duke lënë të kuptohet se ai do të rikonfirmohet në detyrë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të mblidhet sërish të hënën më 13 janar, për të rikonfirmuar në detyrë drejtorin e Kufirit dhe Migracionit. Merkaj është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit që prej vitit 2007 teksa ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndërsa prej janarit të vitit 2019 drejton departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Në total do të kalojnë në filtrat e vetingut 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, për çdonjërin prej të cilëve sipas ligjit, do të mbahet seancë e hapur dëgjimore për mediat dhe qytetarët. Në dy fazat e tjera të vetingut, dosjet e efektiveve blu do të shqyrtohen nga drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe ata të Policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të vetingut. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici, ndryshe nga vetingu në drejtësi që ka një limit kohor që gjyqtarët apo prokurorët mund të riaplikojnë përsëri. Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vetingu në radhët e policisë, përveç limitit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për 245 dosjet e drejtuesve më të lartë.

/a.r

Next Post
Peshkatarët e gjetën në Adriatik, NASA kërkon kthimin e pajisjes misterioze

Peshkatarët e gjetën në Adriatik, NASA kërkon kthimin e pajisjes misterioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In