• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu i politikanëve/ Grida Duma: Po i themi SPAK-ut, na heto ne! Basha, veprim prej lideri kur përjashtoi Berishën

by Java News
19/10/2021 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e PD Grida Duma deklaron se demokratët kanë besueshmëri te qytetarët pasi propozuan që të bëhet vetingu i politikanëve. Duke folur në emisionin “Top Talk”, Duma tha se po çojmë një dokument ku i themi SPAK-ut, “na heto ne!”.

“Besoj që PD, ka të gjitha kredencialet që ta udhëheqë axhendë të reformave si force politike e madhe në vend, me kredibilitet të madh. Ku e ka besimin e madh? Tek ajo që po bën duke propozuar vetingun në politikë. Pra ne po çojmë dokument, ku i themi SPAK-ut, na heto ne! Kjo është prova e pare që u japim shqiptarëve, sepse po çojmë një dokument ku u themi na hetoni ne dhe të afërmit tanë apo bashkëpunëtorët. Kur ne themi që po çojmë në Parlament një draft që lidhet me njerëzit, nuk nënkuptojmë që do ti thërrasim moralit më të mirë apo mëshirës së pushtetit”, tha Duma.

Teksa u ndal te propozimi i ndryshimeve kushtetuese nënkryetarja e PD tha se personalisht ajo është për listat e hapura totalisht. “Unë besoj te politikani që bënë betejën publike dhe betejën e terrenit. Personalisht flas, dhe do ti qëndroj edhe në diskutimin e brendshëm në PD, besoj te listat e hapura plotësisht dhe meritokracia. Në ndryshim nga disa vite më parë kemi një qasje tjetër të plotë komponentëve politikë në PD dhe kjo mua më jep një ogur shumë të mirë edhe për vet PD-në”.

Sa i takon çështjes “Berisha”, Duma theksoi edhe njëherë që e ardhmja e PD-së nuk po e zhbën të shkuarën, ndërsa e konsideroi sërish vendimin e Bashës si “akt prej lidershipi”.

“E dëgjoj shpesh që thonë pse Basha në të njëjtin moment që deklaroi arritjet dhe sukseset e Berishës, në të njëjtën ditë mori vendimin e pezullimit. Për një arsye të thjeshtë, që përfshin edhe qëndrimin tim. Historia e PD nuk duhet të dëmtohen nga element që vijnë, sot nesër pasnesër. 30 vite në të cilat PD ka pasur sukseset e veta, arritjet e veta, të gjitha këto PD i ka. Një nga gjërat që duhet të ruajmë është që nëse ne bëjmë koment mbi komentet e z. Berisha…Unë mendoj që e ardhmja përcaktohet siç e kemi përcaktojë. Por nuk mendojë që e ardhmja duhet të zhbëjë të shkuarën e PD. E kam përcaktuar aktin e Bashës të marrjes individuale të përgjegjësisë si një akt prej lidershipi”, tha Duma.

Pyetjes: A do përfundoj në ndarje PD-ja?, Duma iu përgjigj: “Mendoj që 30 vite jetë politike e kanë maturuar vetëdijen politike të anëtarësisë politike të demokratëve. PD gjenialitetin e vet, falë edhe liderit historik, ka mbledhur ish-të persekutuarit, pronarët, më të varfrit, fermerët, një pjesë të intelektualëve disidentë. Ky gjenialitet i ka bërë demokratët për të toleruar kur momenti i fundit vjen. Ata e dinë që diversiteti dhe bashkimi ecën me ta”./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

Optimizëm në Bruksel për negociatat e Shqipërisë! Koopman: Rezultatet e integrimit varen nga ecuria e reformave

November 24, 2026
Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

Sistemi Unik i Gjobave, Ibrahimaj: Më shumë transparencë për qytetarët dhe bizneset

November 24, 2026
Harta e re Territoriale, Balla: Jemi ende në konsultime, do presim afatin 60 ditor, qëllim përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarit!

Përjashtimi i Spiropalit nga Grupi, Balla: Më vjen keq që pas 9 vitesh arritëm në këtë vendim! Neni 28 i Statutit…

November 24, 2026
Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

Zbardhet dëshmia e familjes Hasani: Kush i ka urdhëruar vrasjet e dimë shumë mirë, ju gjeni kush tërhoqi këmbëzën

November 24, 2026
Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

Veliaj letër nga burgu në gjykatë: Nuk kërkoj të bëj botoks, por të operoj këmbën e thyer!

November 24, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Ulet çmimi për naftën, benzinën dhe gazin

November 24, 2026
Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

Dosja “Balluku”, GJKKO vendos më 11 dhjetor nëse çështja kalon për gjykim

November 24, 2026
Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të këmbës, SPAK kundërshton: Gjykimi duhet të vijojë

November 24, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj? Përgjigjet e Harvardit

November 24, 2026
Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Krijojmë Regjistër Kombëtar, pagesa online dhe kamera trupi për policët e inspektorët

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In