• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetingu është jetik”/ Braçe: Drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve të zakonshëm

by Java News
21/09/2021 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe shprehet se vettingu është interes jetik për shqiptarët prandaj duhet të çohet përpara, referuar zgjatjes së afateve të komisioneve të KPA-së dhe KPK-së që u mbaron mandati në qershor të vitit që vjen. PS ka nisur procedurën për zgjatjen e mandatit të komisioneve deri në përfundimin e kalimit të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, por në Kuvend që të miratohet duhet shumicë e cilësuar. Kjo do të thotë se duhen votat e opozitës, e cila ende nuk është shprehur për zgjatjen e afatit të mandatit të komisioneve të vettingut.

“Vetingu eshte interes publik, jetik! Drejtesia e vjeter ende rrjep lekuret e njerezve te zakonshem! Na është kërkuar që të jemi të qete, te mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo? Ka një mendim te gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; ne fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi.

Partia Socialiste ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik;

Është në nderin tonë – të rienergjizojme reformën në drejtësi, ta shtyjme përpara në të njejtën rrugë, duke e përmirësuar e përsosur, te cojme vetingun e prokuroreve e gjyqtareve deri tek i fundit, pa u tunduar, pa e negociuar, madje duke i mbajtur duart cilitdo që i fut atje prej nga duart e politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve duhen larguar përfundimisht; ndërtimin e secilit institucion të drejtësisë së re sa më parë e deri në fund, për të qenë funksionale, efikase dhe e pastër për njerezit; ndjekjen penale të çdo anëtari të atij sistemi që tani është jashtë por pafund i pasur në mënyrë të paligjshme.

Drejtesia eshte përtej çdo interesi; Prej themelimit të shtetit, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Musolini, Enver Hoxha, Ramis Alia, Sali Berisha bënë drejtësinë e tyre, dështuan të bëjnë drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale e për këtë shkak të besueshme. Drejtësia dhe një vend i drejte përmes saj, do jetë kontributi më i madh në 100 vite në këtë vend” shkruan Braçe.

g.kosovari

Next Post
21-vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, motra: Do ta sjellim në Shqipëri të prehet pranë babait!

21-vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, motra: Do ta sjellim në Shqipëri të prehet pranë babait!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In