Vetëvritet në ambientet e qelisë së burgut të Fushë-Krujës Zamir Topi.
Ky i fundit ishte dënuar për vrasjen me sëpatë të Dashnor Osmanit, në Korçë.
Mësohet se 42-vjeçari kurohej për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Për t’iu rikthyer ngjarjes, 4 muaj më parë Zamir Topi ka goditur me sëpatë në kokë shtetasin Dashnor Osmani duke e lënë të vdekur në vend në Pazarin e Korçës.
Vetëm pak minuta më pas ai u kap nga policia duke mbajtur sëpatën në dorë.
Shkak i këtij konflikti mësohet të ketë qene vendosja e varrit të të ëmës pranë varrit të babait të viktimës.
/a.r