Policia e Tiranës bën me dije se një 57- vjeçar ka zgjedhur t’i jap fund jetës për shkaqe ende të paditura.
Viktima është 57- vjeçari me inicialet S. A. Banues në fshatin Pinet, Ndroq.
Policia njofton se janë gjetur në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “TT”, me 1 krëhër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54”.
57- vjeçari përpara se të vriste veten kishte lënë një letër ku kishte shkruar disa amanete për familjarët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:20. /b.d