• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetëvrasjet po rriten me shpejtësi, por mesatarja është më e vogël se në BE

by A R
16/07/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur. Ndër arsyet kryesore që listojnë psikologët është gjenetika, por edhe faktorët ekonomikë.

Edhe pse fenomeni ka qenë në rritje në Shqipëri, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë vijon të mbetet më i ulët se mesatarja e tyre.

Nga të dhënat e marra nga INSTAT për numrin e vetëvrasjeve dhe llogaritjet e Monitor për vitin 2016, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 8. Ndërsa në 2017-n, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë ishte 6.2.

Mesatarja e Bashkimit Europian për numrin e vetëvrasjeve për 100 mijë banorë është 11 me të dhënat e fundit të vlefshme të për gjithë vendet anëtare ( viti 2015).

Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjithë vendet e rajonit, apo vendet europiane, Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, ku në 2015-n norma e vetëvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5, në Maqedoni 9.9, në Bosnje 7.1.

BE: Norma e vetëvrasjes më e lartë në Lituani, më e ulët në Qipro dhe Greqi
Nga 5.2 milionë vdekje të raportuara në Bashkimin Europian në 2015, rreth 56 mijë (1.1% e totalit) ishin vetëvrasje. Thuajse 8 në 10 vetëvrasje (77%) ishin meshkuj dhe rreth 31% e tyre i përkisnin grupmoshës 45 dhe 60 vjeç.

Në vlerë absolute, Gjermania (10 200 vdekje) dhe Franca me 9200, ishin dy vendet anëtare që regjistruan numrin më të lartë të vetëvrasjeve në 2015, të ndjekura nga Polonia me 5400, Mbretëria e Bashkuar me 4700, Italia me 4000 dhe Spanja me 3600.

Sidoqoftë, për një krahasim më të relevant midis shteteve, vlera absolute është rregulluar duke marrë në konsideratë strukturën dhe madhësinë e popullsisë.

Me 30 vetëvrasje të regjistruara për 100 mijë banorë, Lituania ka deri më tani numrin më të madh të vetëvrasjeve mes shteteve të Bashkimit Europian. Ndiqet nga Sllovenia me 21, Letonia dhe Hungaria, me 19 secila, Belgjika dhe Kroacia me 17 dhe Estonia me 16. Në anën tjetër norma më e ulët është shënuar në Qipro me 4 vetëvrasje për 100 mijë banorë, Greqia me 5, Italia me 6, Mbretëria e Bashkuar me 7, Spanja dhe Malta së bashku me 8.

Në Shqipëri, meshkujt më të dobët, Lezha, qarku me më shumë vetëvrasje
Meshkujt janë ata që dorëzohen më shpejt përpara vështirësive të jetës, me 68% të vetëvrasjeve në total. Rekordi është në Elbasan ku 12 meshkuj vranë vetën në 2017-n dhe vetëm një femër.

Rrethi që ka më shumë vetëvrasje në vlerë absolute është Tirana, me 37 persona që e kanë ndërprerë jetën përpara kohe (65% ishin meshkuj). Por, nëse i llogarisim sipas numrit të banorëve, kryeqyteti shqiptar rezulton i fundit, me 4.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Qarku më problematik është Lezha, me 13.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Korça (11.2), Berati (9.9), Durrësi (9.1).

Qarku ku kryhen më pak vetëvrasje në fakt është ai më i varfëri, Kukësi, me 2.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë. Ky është një ndër nivelet më të ulëta në rajon, pas Greqisë me 5.4, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që i referohen vitit 2015. Në rajon kryeson Serbia me 19.5 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Mali i Zi (12.4), Maqedonia (9.9), Bosnja (7.1). Italia e ka këtë tregues 8.7, ndërsa mesatarja globale është 10.7./monitor/a.m.

Next Post
Ironia në rrjet/ Zotëri sa çadra të sjellim? Putin: Vetëm një! Leri të bëhen ujë… (FOTO)

Ironia në rrjet/ Zotëri sa çadra të sjellim? Putin: Vetëm një! Leri të bëhen ujë... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In