Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Pëllumbas në Tiranë.
Policia njofton se një 50-vjeçar me iniciale D.M. është vetëvrarë me armë zjarri.
Nga deklarimet e familjarëve, dyshohet se 50-vjeçari vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:00, në fshatin Pëllumbas, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi D. M., rreth 50 vjeç.
Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi D.M, vuante nga depresioni. Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./m.j