Një burrë ka humbur jetën sot tragjikisht pasi u hodh nga pallati ku jetonte.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:00 në Fushë Mëzez Kashar, të Tiranës, raporton noa.al.
Policia tha se dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 8-të i banesës një shtetas ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë
/a.r