Kryeministri Isa Mustafa sot ka qëndruar në Junik gjatë vizitës që ka bërë në Rrafshin e Dukagjinit.
Ai atje është goditur me mollë nga një mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, Zenel Maloku, i cili është arrestuar.
“Po është gjuajtur me mollë kryeministri Mustafa”, kanë thënë burimet nga VV për Express.
Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarët e informimit brenda Vetëvendosjes.