• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetëvendosje: Ura mbi Ibër nuk mund të lirohet me negociata me Serbinë

by Aalison Pearse Stevens
07/08/2016 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvendosje, që ministren Edita Tahiri e ka cilësuar si shërbyese e bindur e dialogut me Serbinë të cilës askush nuk i beson, ka shprehur bindjen se ura mbi Ibër nuk mund të lirohet me negociata me Serbinë. “Dje kuptuam se Edita Tahiri, shërbyesja e bindur e dialogut me Serbinë, dialog të cilës askush më nuk po i beson, po e vazhdon pandalshëm avazin e takimeve me zyrtarët e Serbisë”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.

“Sërish paska nënshkruar Marrëveshje me Serbinë për lirimin e urës mbi lumin Ibër. Çështja e parë që të bie ndërmend është fakti skandaloz që tashmë është normalizuar. Për urën mbi lumin Ibër, palë e pakontestueshme është Serbia.

Pra, që ura mbi Ibër të lirohet, apo sovraniteti shtetëror të shtrihet në këtë pjesë të vendit, na duhet leja e Serbisë.

Situata bëhet tragjikomike kur e sheh se as pas gjithë këtyre viteve negociata nuk e kanë kuptuar që këtë leje s’do ta marrin ndonjëherë”, thuhet më tej në këtë reagim.

“Shërbyesja e dialogut që hiqet si diplomate, siç janë diplomatët e PDK-së, diçka nuk po tregon lidhur me këtë marrëveshje: çfarë ka ndodhur me kufijtë administrativë të komunave?!

Serbia po kërkon që lumi Ibër të bëhet edhe vija ndarëse etnike midis dy anëve të qytetit. Kjo është arsyeja pse deri më tani nuk kemi pasur përparim në lirimin e urës”.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon përgjigje të menjëhershme mbi këtë marrëveshje.  “Përvoja na mëson se mostransparenca është gjithnjë indikacion për përmbajtjen e dëmshme të Marrëveshjes.

Çfarë vendimi është marrë lidhur me vendbanimet shqiptare në veri? A janë ndërruar kufijtë administrative në Lagjen e Doktorëve, Suhodoll, Gushavc, Vinarc dhe Vidimiriq? Përgjigju Edita Tahiri!”, thuhet në reagim. (b.an)

Next Post

FOTOLAJM/ Moti i keq zbraz plazhin e Velipojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare

December 19, 2025
BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In