• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vetëvendosje’ sulmon Ramën: Kryeministri i Gjicit dhe i deputetes me 3 prokurorë, na flet për demokraci

by A R
28/06/2023 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka vazhduar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, për qendrimet e tij në lidhje me Kosovë.

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, thotë se Kosovës nuk mund t’i japë mend kryeministri i Safet Gjicit.

“Rreziku i parë është që në këtë moment kryeministri Rama e asgjeson Shqipërinë. Pra, nuk është më një njeri që përfaqëson një politikë të caktuar, një kombësi të caktuar, një rrethanë të caktuar në rajon, të qenit Kryeministër i Republikës së Shqipërisë në trevat shqiptare, por është tashmë, për mua, Edi Rama që ka një pozicion të tillëqë mund t’ia lejoj të shkojë në takime të çdo profili. Kaq!

Për çfarë shkon ky njeri, ky që ka një ngut? Pse?! Sepse ky nuk është se vajti sot në Bruksel dhe bëri këto që bëri; ky bën një draft-statut për komunat në veri, e bën vetë, s’ia kërkon askush! Ne nuk e dimë kush ia propozon, po e dimë që publikisht nuk ia ka kërkuar askush.

Pastaj me këtë pretekst, me qëndrimin e Qeverisë së Kosovës e qoftë edhe të Presidentes, thotë: “Mirë, nuk po e bëjmë mbledhjen e dy qeverive”!!! Pra, i ikën boshtit shqiptar në rajon edhe me mohimin e mbledhjes së dy qeverive. Kalon dhe kjo. Bën dhe kjo dëmin e vet.

Bën deklarata të njëpasnjëshme “që të mos shkojë Kosova ose kryeministri Kurti në qorrsokak”. OK! Ku është qorrsokaku?! – Brenda Republikës së Kosovës! Pra, “ti mos shko në Republikën e Kosovës” i thotë kryeministrit të Kosovës, “se ky është qorrsokak”!!! Mos shko në rrugë pa krye – kjo ka qenë fraza.

Mbaron dhe me këtë!

Bën deklaratat në emër të … “gjithë bota demokratike, mbarë bota demokratike është kundër Kosovës sot” dhe këtë e shpreh si dëshpërim. Ky është fatalitet! Do të thotë që kryeministri i Shqipërisë propozon ekzistencën e një bote demokratike – kryeministri i këtij vendi këtu që është sot vendi i Safet Gjicit! Ky na flet për “botën demokratike, për mbarë botën demokratike”!!!

Unë po shihja thjesht shënimet e lajmeve tuaja: “Deputetja me tre prokurorë” – domethënë nuk ka asnjë normë juridike minimale që ky vendi këtu të thotë se ka një shenjë demokracie dhe ky vendi këtu, na krijon sintagmën e mbarë botës demokratike dhe e projekton këtë si një peshë mbi Kosovën!!!

Këto janë vetëm ndërtime, formulime të Edi Ramës!!!

Dhe vete në Bruksel, nuk ka mbaruar me këto ende, se këto nuk kanë një rezultat, pikërisht se Kosova e ka një sovranitet. Po ku e ka këtë sovranitet?! Në gjendjen prej republike dhe në qëndrueshmërinë prej udhëheqjeje.

Pse? Se po ta mendojmë, kjo Kosovë e la pikërisht statusin e vet të vihet në dyshim duke mbajtur komuna të padisponuara në veri dhe sa më shumë i linte, nuk merrte shpërblim. Cili do të ishte shpërblimi?! Që vetë Evropa t’i thoshte “ti nuk mund të mbash zona të errëta”.

Por ishte një Evropë si zakonsiht, një Evropë e status quo-së që nuk di të veprojë me pjesët e Evropës që nuk kanë hyrë në BE, madje nuk di të menaxhojë edhe vende të Lindjes që kanë hyrë në BE, nuk di t’i menaxhojë! Është një Evropë disi e dobët në kuptimin e konceptit, e idesë së Evropës.

Kjo Evropë i lë republikat e paqarta të jenë më të paqarta, republikat e korruptuara të bëhen më të korruptuara dhe ky është shembulli i Orbanit. Po marrë frazën tjetër të Edi Ramës që “Orbani është mbrojtësi më i madh i Ballkanit”(!!!) Por Orbani është një nga figurat më problematike në BE, për gjithçka supozon mënyra e qeverisjes së tij”, thotë Elvis Hoxha.

Next Post
Regjistroi vajzën “fantazmë” dhe e “vrau” pas 21 vitesh, policia zbulon mashtrimin në Kukës: Për pensionin…

Regjistroi vajzën “fantazmë” dhe e “vrau” pas 21 vitesh, policia zbulon mashtrimin në Kukës: Për pensionin...

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Pse thoni Vetevendosja sulmoi ramen,nuk eshte e vertete se partia Vetevendosja po sulmon ramen,ajo po thote nji te vertete.Eshte fakt qe rama bolle ka problemet e veta me partin qe ai po mundohet ta komandoje,por i ka dale cdo gje jasht kontrollit.Zotria i Vetevendosjes i permende k/hajdutit te Shqiprise vetem rastin e fundit te palacos safet plehra.A e din ai Zotria sa ka edvini te tille si gjicin,me qindra hajdute e poshtrues qe poshtrojne fukarejte shqiptare cdo dite.Prandaj Vetevendosja ka plote drejte qe edvini nuk duhet kurrsesi ti fute hundet ne punet e brendshme te Kosoves.edvini tani me dihet qe eshte nji perkrahes i kriminelit vucic,asgje me shume e me pake.SHteteti Kosoves e kosovarte duhet me pa tjeter edvint ti tregojne rrugen e safetave,e mose te sorollatet me me punte e Kosoves.Mose te shperdorojne e mose te vjedhin taksat e popullit shqiptar,ky dhe hajdutet e tije,kto mjaftojne per edvinin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

February 13, 2026

Test për drejtësinë, pse ‘21 janari’ rrezikon të mos zbardhet kurrë?!

February 13, 2026
Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

February 13, 2026
Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

February 13, 2026
Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

February 13, 2026
Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Spiropali nga Mynihu: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

February 13, 2026
U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In