• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetëvendosje në emigracion kundër demarkacionit, thërret qytetarët në protestë

by Aalison Pearse Stevens
31/08/2016 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Norvegji e Britani kanë thënë se përkrahin fuqishëm protestën e 1 shtatorit kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj malazeze.

Po ashtu, këto qendra kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të i bashkohen protestës së 1 shtatorit kundër “humbjes e më së paku 8200 hektarë toke të Kosovës”.

“Që këto toka i takojnë Kosovës e kanë dëshmuar edhe ekspertë të gjeografisë, hartografisë, gjeodezisë dhe të drejtës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë.

Por përkundër kësaj, Kosova rrezikon të humb pika strategjike ushtarake, si majat e vargmalit të Dukagjinit, burime jetike ujore, dhe trashëgimi natyrore të bjeshkëve të zonës. Këtë, qeveritarët e Kosovës duan ta falin përkundër kundërshtimit masiv të sovranit – të qytetarëve të Kosovës.

Një qeveri që nuk i merr parasysh mbi 205.000 nënshkrime, dhe nuk e respekton vullnetin qytetar kundër këtyre marrëveshjeve, është një qeveri anti-demokratike dhe si e tillë duhet të detyrohet të jap dorëheqje”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes në Norvegji.

Ndërkaq, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Britani ka thënë se po ndjek me shqetësim zhvillimet politike në Kosovë dhe ka konsideruar me kohë si shumë të dëmshëm nënshkrimin e dy marrëveshjeve, atë të Demarkacionit dhe të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Kur një qeveri i shmanget për 1 vit përballjes me kritikët e marrëveshjes, dhe zgjedh burgosjet përpara dialogut, ajo tregon më shumë se arrogancën tipike të pushtetit. Tryeza e ekspertëve e 3 gushtit tregoi pikërisht këtë gjë.

Ajo vërtetoi poashtu se ekspertët e huaj të zgjedhur nga Thaçi – një përpjekje qesharake për pafajësi ku i akuzuari zgjodhi gjykatësit e çështjes së tij – ishin asgjë më shumë se një tentativë për të mbuluar gabimin”, thuhet në reagimin e VV-së në Britani.

Kjo qendër thotë se është për të ardhur keq se si disa qarqe politike dhe mediatike e portretizojnë kundërshtimin e ratifikimit të marrëveshjes si një veprim anti-perëndimor.

“Nuk ka dyshim se ne jemi për një miqësi të fortë, të sinqertë, dhe jetëgjatë me Perëndimin, por miqësia e vërtetë nuk e ndalon kurrsesi të drejtën e gjykimit të pavarur, të vetëvendosjes.

Dhe pavarësisht mbështetjes së marrëveshjeve nga disa ndërkombëtarë, nuk kanë munguar as deklaratat e selive diplomatike se miqësia me Perëndimin nuk varet nga ratifikimi ose jo i Demarkacionit.

Ndërsa kushtëzimi i liberalizimit të vizave me ratifikimin e këtij versioni të marrëveshjes është kushtëzim i papranueshëm, por fatmirësisht i papërfillshëm në krahasim me ruajtjen e integritetit territorial”, shton kjo qendër e VV-së.

Sipas qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, dyshja qeverisëse, Thaçi-Mustafa, e ka dëshmuar përtej çdo dyshimi filozofinë e tyre qeverisëse primitive e provinciale, duke filluar nga marrëveshja e jashtëligjshme e ndarjes së pushteteve dhe bordeve drejtuese në bazë partiake, më tej marrëveshja antikushtetuese e bashkësisë së komunave Serbe dhe deri te skandalet telefonike të zbardhura javëve të fundit.

“Në pamundësi për të pranuar fajin, pushteti po përpiqet ta ratifikojë marrëveshjen. Në një situatë të tillë s’ka rrugëdalje tjetër përpos rritjes së presionit popullor me anë të protestave. Shpresojmë që asnjë arsye apo justifikim të mos ju ndalojë nga pjesëmarrja në protestën historike të 1 Shtatorit.

Kjo është dita kur secili nga ne, me prezencën tonë në sheshet e Prishtinës, e ruajmë tokën tonë. Kosova nuk ka tokë për të falur”, përfundon reagimi i qendrës së Vetëvendosjes në Britani të Madhe, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Lamtumirë Real, Isco ka dy opsione

Lamtumirë Real, Isco ka dy opsione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pensionistët marrin shampo 3 në 1”, Korreshi batuta në Kuvend: Pensionistëve u dhatë 1 kg grosh dhe 1 tufë qepë (VIDEO)

“Ne fshatarëve nuk na vjen radha”, Korreshi ironizon në Kuvend. Debat me Peleshin

April 23, 2026
Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

Italia kërkon vendin e Iranit në Botëror! E konfirmon Zampolli: I shkruajta Trumpit dhe Infantinos…

April 23, 2026
Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

Tiranë, Prishtinë, Zvicër: si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës?

April 23, 2026
“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Xhelal Mziu reagon sërish për shpërthimin në shtëpi

“E padrejtë”, Xhelal Mziu revoltohet: Pse ma refuzoni interpelancën për fondet e IPARD-it

April 23, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

KUVENDI LIVE! Rrëzohet interpelanca për IPARD. Peleshi: Po hetohet nga SPAK; PD: Bujqësia ka regres…

April 23, 2026
Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8

April 23, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

“Shefave të PD tani iu mbush mendja”, Dash Shehi flet për marrëveshjen mbi ligjin zgjedhor

April 23, 2026
Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

Lufta në Iran ka rritur me 30% kostot e paracetamolit në Angli

April 23, 2026
Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

April 23, 2026
Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

Vijojnë lëvizjet në radhët e Policisë, vetëm të mërkurën Hita firmosi rreth 40 ndryshime

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In