• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vetëvendosje’, kthimi i Albin Kurtit vulos ndarjen e Lëvizjes

by Java News
23/01/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dielën, në këtë Lëvizje janë mbajtur zgjedhjet e brendshme dhe nga rezultat e shpallura, Albin Kurti ka marrë 98.82 për qind të votave të anëtarëve pjesëmarrës në këto zgjedhje. Por, në këtë garë zgjedhore, Albin Kurti ka qenë i vetmi kandidat për kryetar.

Imer Mushkolaj, analist politik në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se rikthimi i Albin Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje do thellojë edhe më tepër përçarjet dhe mospajtimet në këtë subjekt politik, kurse mundësitë që të arrihet pajtimi në mes të grupeve brenda Vetëvendosjes, sipas tij, janë jashtëzakonisht të vogla.

“Zgjedhja e Kurtit kryetar, i ka dhënë një vulë të fundit ndarjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe, përderisa deri tash është folur për mospajtime apo pakënaqësi të thella, tashmë mund të flasim vetëm për ndarje të këtij subjekti politik”, tha Mushkolaj.

Edhe Krenar Gashi, studiues i shkencave politike, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk sheh ndonjë mundësi që zgjedhja e Albin Kurtit kryetar të jetë zgjidhje e problemeve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Gashit, të dorëhequrit nga postet e larta drejtuese nuk kanë probleme madhore me Albin Kurtin si kryetar, por problemet kanë të bëjnë me mënyrën si merren vendimet brenda strukturave të partisë. Këto vendime, nënvizon ai, datojnë pikërisht nga koha kur Albin Kurti merrte vendime, siç thotë ai, përderisa ishte nën hije.

“Duke marrë parasysh që Kurti ka përdorur një diskurs tejet përjashtues, një diskurs absolutisht totalitar ndaj të gjithë atyre që kanë guxuar të mendojnë ndryshe dhe që kanë guxuar më në fund që këtë mendim ndryshe ta shfaqin në publik, unë jam shumë pesimist se mund të gjendet një zgjidhje me të cilën do të mund të pajtoheshin të dy palët apo më shumë palë”, thotë Gashi.

Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, ka kohë që po përballet me probleme të brendshme, përçarje e mospajtime.

Nga postet e larta drejtuese, tashmë kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike, duke përfshirë ish-kryetarin, Visar Ymeri, nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe anëtarë tjerë të këtij subjekti politik, të cilët nuk kanë marrë pjesë as në votimin për kryetarin e ri të Vetëvendosjes.

Nisur nga këto zhvillime në Vetëvendosje, analisti Imer Mushkolaj, thotë se funksionimi i përbashkët i këtij subjekti po duket i pamundur. Kështu që ai mendon se të dorëhequrit do të formojnë një subjekt të ri politik.

“Por e rëndësishme, për opinionin dhe qytetarët është se me çfarë platforme do të paraqiten, të shpjegojnë saktësisht se cili është dallimi i subjektit të ri politik dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos kur bëhet fjalë për tema për të cilat Lëvizja Vetëvendosje është shquar”, thekson Mushkolaj.

Duke pas parasysh dallimin shumë të madh konceptual që po shfaqet brenda subjektit, Krenar Gashi, në anën tjetër, konsideron se si rezultat, kriza mund të zgjasë për një kohë ose do të ketë shkëputje të disa individëve nga Vetëvendosje.

“Meqë kemi të bëjmë me figura të rëndësishme të Lëvizjes, me figura që janë pjesë e Grupit Parlamentar dhe që kanë pozita tjera dhe që kanë fituar përmes garës elektorale, atëherë domosdo pritet që këta njerëz të vazhdojnë aktivitetin politik duke formuar një parti të re politike ose forcë të re politike”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuara ndaj Albin Kurtit.

ma.me

Next Post
Skenari për ‘vrasjen’ e deputetëve, Durim Bami kërkon lirinë

Durim Bami: Më hiqni masën e arrestit shtëpiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In