• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetëvendosje krejt çuditshëm është humbësja e zgjedhjeve

by Java News
23/10/2017 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova votoi të dielën për kryetarët e komunave, një votë e cila për shumëkënd ishte menduar si një vijim i votës së 11 qershorit. Por, rezultatet e publikuara deri më tani flasin ndryshe. Vetëvendosje, e cila vinte në këto zgjedhje me shumë besim se do të arrinte të merrte disa komuna të rëndësishme, nuk arriti të fitojë asnjë në raundin e parë, e do duhet të përballet në 7 komuna në balotazh. Në balotazh do të jetë dhe Prishtina, kali i betejës i Vetëvendosjes, e cila pretendonte ta fitonte komunën më të madhe që në raundin e parë.

Por, rezultatet dëshmuan se Shpend Ahmeti, edhe pse siguroi mbi 44% të votave, do të duhet të përballet sërish me Arban Abrashin e LDK-së në balotazh, i cili arriti të merrte 35% të votave të qytetarëve të Prishtinës, raporton TopChannel.

Një situatë e cila mund të ripërsërisë rezultatin e 4 viteve më parë, por këtë herë kundër Vetëvendosjes. Edhe pse jo publikisht, Abrashi ka mbështetjen e PDK, AKR, AAK e disa partive të tjera, të cilat kërkojnë mposhtjen e Vetëvendosjes.

Në rang kombëtar, duket se LDK-ja pas rezultatit jo të mirë të 11 qershorit, duket se është rikthyer në normalitet, ku ka arritur të fitojë 4 komuna dhe të shkojë në balotazh në 9 të tjera. PDK, nga ana tjetër, ka arritur të fitojë direkt vetëm një komunë dhe për 10 të tjera do të përballet sërish në raundin e dytë. PDK ka regjistruar rezultatin më të ulët në histori në Prishtinë, ku ka arritur të marrë vetëm 5.7% të votave. Me një rritje të lehtë është dhe AAK e Ramush Haradinajt, e cila ka triumfuar direkt në dy komuna bastione të saj, Deçanin dhe Junikun, ndërkohë që në balotazh do duhet të diskutojë dhe 6 komuna të tjera.

Përsa i përket votave partiake, nga 95% e të dhënave të publikuara deri më tani, LDK është parti e parë në të gjithë Kosovën, PDK e dyta, VV e treta dhe AAK parti e katërt, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
“Tahiri”, çfarë pret Kryemadhi nga ambasadori Lu…

"Tahiri", çfarë pret Kryemadhi nga ambasadori Lu...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In