• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vetëvendosje! kap mat spiunin, po vendoste përgjues (Foto)

by Java News
20/10/2015 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personi i cili u kap nga Lëvizja Vetëvendosje, me pretendimin se po provonte fshehurazi të vendoste përgjues pranë zyrës së kryetarit të VV-së Visar Ymeri nuk është polic. Vetëvendosje njoftoi se personi i kapur nga ana e tyre është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe për vendosjen e përgjuesve ishte porositur nga kryeministri Isa Mustafa.

Ky ishte njoftimi i VV-së:

Policia sekrete e Isa Mustafës përgjon zyrat e VETËVENDOSJE!-s

Sot rreth orës 15:00, në zyrën qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, u kap një person tek tentonte fshehtazi që të vendoste pajisje përgjuese pranë zyrave të Kryesisë së VETËVENDOSJE!-s dhe kryetarit Visar Ymeri. Personi i cili nuk kishte asnjë dokument identifikues me vete, deklaroi që është polic. Ai fillimisht nuk pranoi të tregonte identitetin kurse më pas tha që quhet Qerim Krasniqi. Pajisjet që kishte me vete u gjetën nga aktivistët. Ky person iu dorëzua Policisë bashkë me pajisjet që kishte me vete.

Represionit policor të Isa Mustafës po i shtohen edhe metodat përgjuese ndaj kundërshtarëve politikë. Kosova po shndërrohet në një shtet totalitar ku opozita torturohet nëpër stacione, kidnapohet në rrugë, dhe hetohet nëpër zyra. Këto praktika, të cilat janë përdorur ndaj rezistencës kombëtare edhe në të kaluarën nga pushtetit të cilit i ka shërbyer Isa Mustafa, janë të papranueshme në Kosovë. Ky skandal duhet të hetohet urgjentisht nga sistemi i drejtësisë dhe të zbardhet sa më parë.

Më poshtë gjeni fotot e personit dhe pajisjeve të cilat ishte duke i përdorur kur u kap në korridoret e zyrave tona.

12115980-10153018298887000-3786898911099551549-n_1445362136-1849034

Next Post

Pas ditëlindjes Enca ‘bombardon’ me foto provokative

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com