• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetëvendosja: Thaçi u nxorr nga “dimri i vetmisë së madhe” prej shokëve tanë

by Java News
31/01/2019 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre me 29 shtator. Duke aluduar në protestën e kësaj date të vitit të kaluar, ajo tha se në mënyrë paqësore i kanë treguar presidentit Hashim Thaçi dhe kujtdo tjetër se territori nuk duhet të preket.

Sipas saj, deri në mospërfshirjen e PSD-së në këtë proces, Thaçi nuk ka pasur asnjë plan për implementimin e projektit të tij për korrigjimin e kufijve.“Kjo e nxori Thaçin nga dimri i vetmisë së madhe, dhe i mundësoi që të vazhdojë tutje”, ka thënë Nagavci.Deputetja ka thënë se po tentohet që të thuhet se Kuvendi do të informohet për gjithçka rreth dialogut, por ajo ka thënë se kjo nuk mjafton.Duke komentuar letrën e Thaçit drejtuar presidentit Trump, Nagavci ka thënë se “ai është i gatshëm të bëjë kompromise edhe kur nuk i kërkohet një gjë e tillë, madje të flasë edhe për atë që nuk e ka në kompetencë, vetëm për ta shpëtuar veten”.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet për shkak të skandaleve, e jo për shkak të taksës.

“Kjo Qeveri është e vërtetë që duhet të shkojë, por për shkak të aferave të shumta korruptive. Skandalet janë të shumta pothuajse të përditshme. Me lidhjen e kontratave të cilat janë të dëmshme, që e pamundësojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria duhet të dorëhiqet për shkak të skandaleve, jo për shkak të taksës”, ka thënë ajo në Interaktiv.

Ajo ka shtuar se nuk është patriotizëm nëse vazhdimisht keqpërdoret buxheti.

Sipas Nagavcit futja e mallrave nga Serbia nuk është ndaluar, “në marketet tona shohim se ka pasur edhe kontrabandë me mallra, e kjo duhej të shtonte vigjilencën e institucioneve të vendit”.

Sipas saj kjo është qeveri e pakicës.

“Jemi të interesuar që të kemi zgjedhje, sa më herët aq më mirë. Kjo është qeveri e pakicës, e nuk mund të shtyjë përpara çështje të rëndësishme. Besoj se është e rëndësishme që kjo qeveri duhet të dorëhiqet. PDK-ja gjithmonë i ndërmerr këto iniciativa (të rrëzimit të qeverisë) për shkak të interesit të saj, prandaj duhet të analizohet gjithçka me kujdes”, u shpreh ajo, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Surprizon Atalanta, mposht Juven dhe e largon nga Kupa e Italisë

Surprizon Atalanta, mposht Juven dhe e largon nga Kupa e Italisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com