• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vetëvendosja, Astiri dhe një deklaratë e panevojshme

by Skënder Minxhozi
12/11/2019 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Erion Veliaj i bëri një nder të vogël zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë të martën, kur e sulmoi me nervozizëm për deklaratat e saj rreth protestave të Astirit. Fryma polemike e replikës së bashkisë ndaj një lëvizjeje, e cila është vërtet partia e kryeministrit të ri të Kosovës, por në Tiranë njihet si një OJF e thjeshtë, vetëm sa tërhoqi vëmendje dhe i bëri një reklamë të pakërkuar Vetëvendosjes “shqiptare”. Me fare pak mund, ajo mori mbi vete prozhektorë dhe ekspozim që realisht nuk i meriton.

Fitorja elektorale e Albin Kurtit është një ngjarje që ka prodhuar valë sizmike edhe jashtë Kosovës. Ciprasi i fundit ballkanik, siç e kanë quajtur politikanin kontrovers kosovar, shihet  si një kërcënim për elitat tradicionale politike në të gjithë zonën, përfshirë edhe Tiranën, ku një klasë politike shumëvjeçare shfaq tashmë një dozë të lartë konsumimi dhe mungese idesh e vizioni për të ardhmen e vendit. Nisur nga kjo premisë, lëvizja e Kurtit përflitet prej kohësh si një kërcënim real për politikanët e Tiranës zyrtare, megjithëse deri tani Vetëvendosja në Shqipëri njihet vetëm si frymë, e jo si projekt politik.

Vitin e shkuar, në dhjetor, Edi Rama bëri një transplantim të çuditshëm qeveritar, duke filtruar në kabinetin e tij dy ministra nga Kosova. Kjo qe e para herë kur në ajër u hodh e para hipotezë e një integrimi gradual mes elitave politike të Shqipërisë dhe Kosovës. Sepse le ta themi hapur dhe qartë: është e vështirë edhe sot, 12 vjet pasi Kosova ka shtetin e saj të pavarur, që të gjesh një fushë ku dy pjesët e kombit mund të flasin për integrim ndërshqiptar. Edhe futbollin e ndamë, e jo më të tjerat. Nuk kemi as prefiksin e telefonit të përbashkët, s’po bashkojmë dot doganat, s’po krijojmë dot ekonomi të integruara, ndërkohë që na bashkon vetëm një autostradë.

Dy anët e kufirit, e kanë marrë si diçka të mirëqenë faktin që sistemet politike, po edhe ato të mediave e komunikimit, kanë mbetur të ndara qartësisht sipas vijave gjeopolitike. Vetëm vitet e fundit psh, televizionet kryesore të Tiranës kanë nisur ta shohin tregun kosovar si fitimprurës, duke investuar në staf dhe programe të orientuara drejt asaj pjese të kombit shqiptar. Kurse gazetat e deri diku edhe portalet, janë ndëshmia sesi jemi të ndarë, e jo të bashkuar.

Në këtë aspekt edhe jeta politike në dy anët e kufirit ka shkelur në të njëjtat gjurmë. Është e vështirë të marrësh përgjigje të sakta nga kalimtarët në sheshin Skënderbej, nëse i pyet për siglat kryesore të partive të Kosovës. E njëjta gjë edhe për banorët e Prishtinës, nëse ju bën pyetje specifike për politikën e Tiranës. Dy shtetet, më saktë dy elitat politike të tyre, kanë refuzuar të parashtrojnë dhe zbatojnë një projekt integrimi mbarëkombëtar, duke e lënë idenë e bashkimit në hullitë e një klisheje hipokrite që vlen vetëm për t’u konsumuar në data historike apo fjalime udhëheqësish. Kemi jetuar të ndarë dhe me vetëdijen e plotë që “secili të shohë punën e vet në shtëpi të tij”.

Në këtë truall, një eksportim i Vetëvendosjes në terrenin politik toksik të Tiranës është realisht një ëndërr e qepur me pe të bardhë. Projektet politike duan fytyra të njohura, shumë vullnet, kohë dhe para. Dhe Vetëvendosja e këtushme nuk ka asnjërën prej tyre. Të paktën deri tani.

Vetëvendosja është një projekt krejt specifik që vlejti si armë fatale përballë skotës së politikanëve të lodhur e të korruptuar të luftës. Ajo u krijua dhe fitoi duke i folur publikut kosovar dhe duke i bërë betejat e saj atje, në Kosovë.

Të mendosh që një degëzim i kësaj partie, qoftë edhe i partisë në pushtet në Prishtinë, të çajë koracën e kalbur por të trashë të politikës së Tiranës, do të thotë të mos kesh kuptuar asgjë nga ajo që ka ndodhur në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Ku kanë dështuar me rradhë të gjithë projektet alternative, duke nisur nga vitet e hershme ’90, e deri në nismat e viteve të fundit të Lëvizjes Kuqezi, partisë së Bamir Topit, Gjergj Bojaxhiut etj.

E parë kështu, edhe replika e bashkisë kundër Vetëvendosjes, përveç faktit se vinte pas një dite të tensionuar dhe kur nervat ishin të lodhura, nuk është se ka ndonjë shpjegim tjetër çfarëdo. Përkundrazi. Albin Kurti ka pasur disa flirte të shkurtra me opozitën e Tiranës në muajt e fundit. E megjithatë kjo është pak, fare pak, që të konsiderohet si një investim afagjatë në garën politike të Shqipërisë. Dukej sikur ai i takonte berishën e Metën më shumë për inta të Ramës, sesa për ndonjë afrimitet çfarëdo me këta politikanë, që ai i njeh fort mirë se çfarë përfaqësojnë.

Krizën politike të Shqipërisë nuk e zgjidhin dot as ministrat e importuar, as partitë e importuara. Të dyja janë gjetje artificiale të momentit.

Next Post

Faqet e para të gazetave, e mërkurë 13 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes

September 4, 2026
Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

September 4, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Panik në SHBA, nafta arrin çmimin rekord 1.55 dollarë për litër! (Në Shqipëri kushton dyfish por…)

September 4, 2026
Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

September 4, 2026
Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

Tentuan parakalimin pa i hapur rrugë njëri-tjetrit, përplasen tre makina në Lushnjë

September 4, 2026
Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

Ndodh edhe kjo! Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve që Policia i shoqëroi për shkelje ligji!

September 4, 2026
Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

Rekordi i Melonit: Qeveria e saj bëhet më jetëgjata që prej vitit 1946 në Itali

September 4, 2026
“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

“Nuk dal dot në Pazar, sepse…”, Reshat Arbana merr çmimin dhe emocionon me fjalët

September 4, 2026
Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Shkrumbohet një banesë në Fier, pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

September 4, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

“PD po mbytet prej Berishës”/ Salianji: Të gjithë e dinë se me të nuk fitojmë, por s’kanë kurajë ta thonë

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com