• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Vetëvendosja, Astiri dhe një deklaratë e panevojshme

by Skënder Minxhozi
12/11/2019 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Erion Veliaj i bëri një nder të vogël zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë të martën, kur e sulmoi me nervozizëm për deklaratat e saj rreth protestave të Astirit. Fryma polemike e replikës së bashkisë ndaj një lëvizjeje, e cila është vërtet partia e kryeministrit të ri të Kosovës, por në Tiranë njihet si një OJF e thjeshtë, vetëm sa tërhoqi vëmendje dhe i bëri një reklamë të pakërkuar Vetëvendosjes “shqiptare”. Me fare pak mund, ajo mori mbi vete prozhektorë dhe ekspozim që realisht nuk i meriton.

Fitorja elektorale e Albin Kurtit është një ngjarje që ka prodhuar valë sizmike edhe jashtë Kosovës. Ciprasi i fundit ballkanik, siç e kanë quajtur politikanin kontrovers kosovar, shihet  si një kërcënim për elitat tradicionale politike në të gjithë zonën, përfshirë edhe Tiranën, ku një klasë politike shumëvjeçare shfaq tashmë një dozë të lartë konsumimi dhe mungese idesh e vizioni për të ardhmen e vendit. Nisur nga kjo premisë, lëvizja e Kurtit përflitet prej kohësh si një kërcënim real për politikanët e Tiranës zyrtare, megjithëse deri tani Vetëvendosja në Shqipëri njihet vetëm si frymë, e jo si projekt politik.

Vitin e shkuar, në dhjetor, Edi Rama bëri një transplantim të çuditshëm qeveritar, duke filtruar në kabinetin e tij dy ministra nga Kosova. Kjo qe e para herë kur në ajër u hodh e para hipotezë e një integrimi gradual mes elitave politike të Shqipërisë dhe Kosovës. Sepse le ta themi hapur dhe qartë: është e vështirë edhe sot, 12 vjet pasi Kosova ka shtetin e saj të pavarur, që të gjesh një fushë ku dy pjesët e kombit mund të flasin për integrim ndërshqiptar. Edhe futbollin e ndamë, e jo më të tjerat. Nuk kemi as prefiksin e telefonit të përbashkët, s’po bashkojmë dot doganat, s’po krijojmë dot ekonomi të integruara, ndërkohë që na bashkon vetëm një autostradë.

Dy anët e kufirit, e kanë marrë si diçka të mirëqenë faktin që sistemet politike, po edhe ato të mediave e komunikimit, kanë mbetur të ndara qartësisht sipas vijave gjeopolitike. Vetëm vitet e fundit psh, televizionet kryesore të Tiranës kanë nisur ta shohin tregun kosovar si fitimprurës, duke investuar në staf dhe programe të orientuara drejt asaj pjese të kombit shqiptar. Kurse gazetat e deri diku edhe portalet, janë ndëshmia sesi jemi të ndarë, e jo të bashkuar.

Në këtë aspekt edhe jeta politike në dy anët e kufirit ka shkelur në të njëjtat gjurmë. Është e vështirë të marrësh përgjigje të sakta nga kalimtarët në sheshin Skënderbej, nëse i pyet për siglat kryesore të partive të Kosovës. E njëjta gjë edhe për banorët e Prishtinës, nëse ju bën pyetje specifike për politikën e Tiranës. Dy shtetet, më saktë dy elitat politike të tyre, kanë refuzuar të parashtrojnë dhe zbatojnë një projekt integrimi mbarëkombëtar, duke e lënë idenë e bashkimit në hullitë e një klisheje hipokrite që vlen vetëm për t’u konsumuar në data historike apo fjalime udhëheqësish. Kemi jetuar të ndarë dhe me vetëdijen e plotë që “secili të shohë punën e vet në shtëpi të tij”.

Në këtë truall, një eksportim i Vetëvendosjes në terrenin politik toksik të Tiranës është realisht një ëndërr e qepur me pe të bardhë. Projektet politike duan fytyra të njohura, shumë vullnet, kohë dhe para. Dhe Vetëvendosja e këtushme nuk ka asnjërën prej tyre. Të paktën deri tani.

Vetëvendosja është një projekt krejt specifik që vlejti si armë fatale përballë skotës së politikanëve të lodhur e të korruptuar të luftës. Ajo u krijua dhe fitoi duke i folur publikut kosovar dhe duke i bërë betejat e saj atje, në Kosovë.

Të mendosh që një degëzim i kësaj partie, qoftë edhe i partisë në pushtet në Prishtinë, të çajë koracën e kalbur por të trashë të politikës së Tiranës, do të thotë të mos kesh kuptuar asgjë nga ajo që ka ndodhur në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Ku kanë dështuar me rradhë të gjithë projektet alternative, duke nisur nga vitet e hershme ’90, e deri në nismat e viteve të fundit të Lëvizjes Kuqezi, partisë së Bamir Topit, Gjergj Bojaxhiut etj.

E parë kështu, edhe replika e bashkisë kundër Vetëvendosjes, përveç faktit se vinte pas një dite të tensionuar dhe kur nervat ishin të lodhura, nuk është se ka ndonjë shpjegim tjetër çfarëdo. Përkundrazi. Albin Kurti ka pasur disa flirte të shkurtra me opozitën e Tiranës në muajt e fundit. E megjithatë kjo është pak, fare pak, që të konsiderohet si një investim afagjatë në garën politike të Shqipërisë. Dukej sikur ai i takonte berishën e Metën më shumë për inta të Ramës, sesa për ndonjë afrimitet çfarëdo me këta politikanë, që ai i njeh fort mirë se çfarë përfaqësojnë.

Krizën politike të Shqipërisë nuk e zgjidhin dot as ministrat e importuar, as partitë e importuara. Të dyja janë gjetje artificiale të momentit.

Next Post

Faqet e para të gazetave, e mërkurë 13 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In