Vetëprodhuesit e energjisë/ Faturimi neto nis nga 1 janari, por ende pa çmim

Faturimi neto me çmim të diferencuar supozohet se fillon zyrtarisht këtë të hënë (1 janar 2024).

Sipas ndryshimeve ligjore të bëra gjatë vitit të shkuar por edhe raportimeve që qeveria ka bërë pranë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë kjo skemë duhet të hyjë në zbatim por ende sot nuk ka një çmim të miratuar që do të paguhet për vetprodhuesit. Ky i fundit duhet të miratohet nga Enti Rregullator i Energjisë në përputhje me metodologjinë e miratuar nga qeveria.

Në pikën 4 të nënti 20, që ndalet tek vetëproehsit që janë subjekte me kapacitet të instaluar derti në 500 kwp, thuhet se ky çmim duhet të sigurojë kompensim të drejtë për këtë kategori.

“Çmimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme duhet të sigurojë një kompensim të drejtë që pasqyron vlerën e tregut të energjisë së furnizuar në rrjet dhe do të shmangë ndërsubvencionet ose diskriminimin e padrejtë ndërmjet vetëprodhuesit të energjisë së rinovueshme dhe konsumatorëve të tjerë. Çmimi i energjisë elektrike merr në konsideratë edhe kostot e shkaktuara për transmetimin, shpërndarjen dhe balancimin e sistemit. Çmimi për energjinë elektrike të gjeneruar nga vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme përcaktohet nga ERE-ja në përputhje me metodologjinë e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit” sanskionon ligji.

Më herët edhe Sekretariati i Komunitetit të Energjisë citonte se aktualisht është në fuqi një matje neto që u mundëson konsumatorëve të operojnë instalimet e energjisë së rinovueshme me një kapacitet maksimal prej 500 kË.

“Shqipëria ka përfshirë ndryshimet në Ligjin për burimet e rinovueshme, i cili përshkruan një kalim në faturimin neto për energjitë e rinovueshme për vetëkonsum, i planifikuar të fillojë më 1 janar 2024. Këto ndryshime garantojnë përfshirjen e qytetarëve në komunitetet e energjisë së rinovueshme duke ruajtur privilegjet dhe përgjegjësitë e tyre si konsumatorë fundorë” thuhet në raportin e fundit të sekretariatit ku përfshihet edhe Shqipëria.

Pas miratimit të ligjit për nxitjen e buxrrimeve të rinoivueshme u hap rruga e miratimit të akteve nënligjore shoqëruese të tij për ta bërë të zbatueshëm por ende një pjesë e tyre mbeten në proces. Nga korriku 2023 OSHEE njoftoi për vetëprodhuesit se bilanci neto do të reflektohej në faturën mujore të klientit. Sipas OSHEE të paktën 61% e konsumatorëve vetëprodhues të cilët kanë instaluar impiante fotovoltaike ushtrojnë aktivitet në rajonet Tiranë dhe Durrës.

Burime nga tregu thanë për Monitor se ky bilanc neto është aplikuar ndërkohë që mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me skemën e faturimit neto. Në rrjetin e shpërndarjes janë të regjistruar si vetëprodhues mbi 1250 subjekte./ Monitor

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com