• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetëm Zahon shpëtoj nëse do të hidhet nga shkëmbi”, Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës: Mbron evazionin e oligarkëve

by A R
07/05/2024 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk do të bëhet mburojë e askujt që ka hesape me drejtësinë.

Ai solli rastin e Sali Berishës dhe Arben Sefgjinit, kur ky i fundit ishte drejtor i Tatmeve dhe drejtonte nga arresti shtëpiak incitutionin në fjalë.

“Unë nuk jam si ai në majë të ballkonit që mbante drejtor Tatimesh, një në arrest shtëpiak, që firmoste dhe drejtonte nga kuzhina” – tha Rama.

Ai hodhi akuza mbi Prokurorinë e Tiranës teksa tha se nuk po lufton evazionin fiskal.

“Prokuroria e Tiranës vijon të mbrojë evazionin fiskal,. Janë mbi 80 raste, se kam humbur edhe numërimin tani. Ka edhe raste të atyre që quhen oligarkë” – tha kryeministri.

Rama tha se kushdo që ka gabuar duke shfrytëzuar detyrën e tij për përfitime personale, duhet të cilësohet si “tradhëtar i dyfishtë” dhe të luftojë vetë në SPAK për shkeljet që ka kryer.

“Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje që prej ditës së parë se kush Lufton për të mirën e përbashkët më ka në krah në çdo hap edhe kur sulmohet. Por kush gabon duke kujtuar se do bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS për të mirën e përbashkët dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as PS. Vetëm avokatin e vetë para drejtësisë.

Jo po PS duhet t’i mbajë njerëzit dhe ti nuk duhet t’I lëshosh njerëzit e tu. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël dhe ndonjë shkëmb në det ku do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë gjë nuk të mbaj as unë as PS por e vërteta. Prandaj lufto për të vërtetën tënde sepse unë dhe PS nuk bëjmë asnjë koment për çështje që hap SPAK për deputet, kryebashkiak apo ministër”– u shpreh Rama.

Ai theksoi se gjatë punës që ka pasur me ministrat e ndryshëm të kabinetit të tij qeverisës, ua ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë lloj mbrojtje nëse ngatërrojnë të mirën e përbashkët me atë personale.

“Në 40 e ca ministra që kanë punuar me mua, ai grusht ministrash socialist që janë nën hetim, procese në vazhdim, dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por nga unë. Por ti bësh sot të gjithë pis, ti quash të gjithë hajdutë, duke marrë disa shembuj të drejtësisë që jemi ne që krijuam kushtet që ata shembuj të krijohen, si argumetn për të përbaltur një punë kolosale, rezultate të gjithëpranuara, është një histeri e denjë për studime psikologjike. Unë skam qenë ndonjëherë mbulesë e ndonjë ministri. E kundërta është e vërtetë. U kam thënë mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe shoqërinë që na lidh privilegji për të punuar për vedin, me asnjë dërrasë të kalbur ku mund të shkelni. Nuk jam unë dhe PS që e lëshon atë që i dridhet toka nën këmbë, por është ai që e ka lëshuar PS-në. I dëgjoj kur përsërisin pa pushim me shpoti të madhe “s’ka mundësi të mos i dijë Rama horlliqet e x apo y”. Nuk e kanë haberin si funksionon pushteti ekzekutivi. Nuk ekziston që një anëtar i një kabineti qeveritar të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së tij. Nuk ka pasur asnjë mëdyshje për t’ia lënë drejtësisë fatin e hapur nga SPAK”- shtoi kryeministri.

/a.r

Next Post
EMRI/ Vrau 17-vjeçaren rumune 25 vjet më parë, ekstradohet në Belgjikë shqiptari

EMRI/ Vrau 17-vjeçaren rumune 25 vjet më parë, ekstradohet në Belgjikë shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

October 1, 2026
Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com