• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetëm për 5 orë kontrolle pezullohen 19 leje drejtimi. Drejtuesit udhëtonin me shpejtësi deri në 170 km/h, policia i “shemb” në gjoba

by Java News
22/08/2021 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

19 leje drejtimi janë pezulluar nga peë orë kontrolle e monitorime në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan. Në njoftim, Policia Rrugore bën me dije se prej orës 15:00 deri në orën 18:00, u konstatuan 10 drejtues mjetesh me shpejtësi nga 140 km/h deri në 160 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj.

Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore prej orës 15:00 deri në orën 18:30, nga monitorimi me radar në Dopaj janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi deri në 170 km/h.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit ka rritur prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrolle me radar në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan. Drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Nga Policia Rrugore e Tiranës, prej orës 15:00 deri në orën 18:00, u konstatuan 10 drejtues mjetesh me shpejtësi nga 140 km/h deri në 160 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj. Njëri prej drejtuesve të konstatuar me shpejtësi 147 km/h nga Policia Rrugore e Tiranës, dhe iu pezullua leja e drejtimit, u kap përsëri pas disa minutash në rrugën Tuneli i Krrabës-Elbasan në Dopaj nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore po me shpejtësi 148 km/h, të cilit iu pezullua edhe 3 muaj të tjerë leja e drejtimit dhe masë administrative 20.000 lekë të rinj. Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore prej orës 15:00 deri në orën 18:30, nga monitorimi me radar në Dopaj janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi deri në 170 km/h.

Policia e Shtetit, nisur dhe nga fakti se ka shumë fluks në kthim nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, por të qëndrojnë në radhë kur ka qarkullim të ngadalshëm për shkak të fluksit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.   

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Next Post
Ku po shkojnë afganët?/ BBC: Mijëra kanë kaluar në Pakistan e Taxhikistan, vendet europiane të prirura të shmangin strehimin

Ku po shkojnë afganët?/ BBC: Mijëra kanë kaluar në Pakistan e Taxhikistan, vendet europiane të prirura të shmangin strehimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In