• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm për 1 mandat kanë ndikuar 145 mijë vota të diasporës. A do të ndikojnë 50 mijë të tjerat?

by Eduard Zaloshnja
16/05/2025 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edaurd Zaloshnja

Shumë pritmëri e shumë debate ka patur për votat e diasporës, por 145 mijë prej tyre të numëruara deri tani, vetëm për 1 mandat kanë ndikuar – në Qarkun Vlorë. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni sesi do të ishin ndarë mandatet pa votat e diasporës – pra vetëm me votat e zgjedhësve të këtushëm. Aty shihet se në këtë rast, PS-ja do të kishte 82 mandate, PD-ASHM 51, PSD 3, Lapaj-Shabani 1, Shehaj 2 dhe Qori 1.

I vetmi ndryshim pas futjes në llogari të votave të diasporës është kalimi i një mandati nga PD-ASHM tek PS-ja në Qarkun Vlorë. Po sa pritet të ndikojnë 50 mijë votat që do të numërohen në vijim, dhe që kanë ardhur tërësisht nga Greqia?

Statistikish ekziston mundësia që, ngjashëm me Qarkun Vlorë, të lëvizë 1 mandat nga PD-ASHM tek PS edhe në qarkun Lezhë, ku diferenca mes dy palëve është e ngushtë. Por probabilititeti është ndjeshëm më i ulët se në Vlorë.

Statistikisht ekziston mundësia që në Qarkun Tiranë të kalojë një mandat nga Shehaj tek PD-ASHM, por shkalla e probabilitetit të këtij kalimi varet nga fushata që mund të ketë bërë Shehaj në Greqi. Arësyeja kryesore përse Shehaj e ka ruajtur mandatin e dytë deri tani është përqindja relativisht e lartë e votave të ardhura nga përtej detit. Ndërsa në fqinjët jugorë ai ndoshta nuk ka qenë aq aktiv sa përtej detit.

Statistikisht ekziston mundësia që në Qarkun Fier të kalojë një mandat nga PS tek Lapaj-Shabani, por shkalla e probabilitetit të këtij kalimi varet nga fushatat që kanë bërë në Greqi socialistët e Fierit nga njëra anë, dhe Lapaj-Shabani nga ana tjetër. Nisur nga kronikat e muajve të fundit duket se socialistët e Fierit kanë qenë shumë më aktivë në fushatën e tyre në Greqi.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se ekziston mundësia për ndonjë lëvizje tjetër mandatesh deri në pëfundim të numërimit të votave të diasporës (përveç asaj të Vlorës), por kjo mundësi është e vogël.

Next Post
Numërohen 94% e votave, PS kryeson me 52.13%. PD ruan 3 qarqe, PSD forcë e tretë

Votimi brenda vendit, KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    11 months ago

    Mbajeni mende,nuke do jete e larget dita,kure ne historin e vendit tone,do kujtohen dy ndytsirat e KOMBIT.Ipari monstra e vicidolit,i dyti k/hajduti edvin karapushti,per sistemin anti Kombtare te zgjedhjeve parlamentare.Me sakte,kta jane dy ndytsirat,qe zbatojne me perpikmeri,vijen e komandantit te tyre,kriminelit dull bythe qiri..Ju popull votini,ne numerojme e marrim votat e per pisat e pisave te partive te tona.Kta do jene te diskrtituar,e te denuar nga populli ne nji kohe jo shume te larget,duket ka ardhur momenti ti munde zollumi.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In