Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë.
Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin me vajzat e tyre binjake 16-muajshe në natyrë, pranë Mildura në Australi.
Duke përfituar nga shëtitja, ata menduan të bënin disa fotografi për vogëlushet e tyre.
Por në disa fotografi, në pamje të parë të pafajshme, fshihej një rrezik i tmerrshëm.
Vetëm pasi pa fotografitë, gruaja kuptoi se pranë vogëlusheve ndodhej një gjarpër i rrezikshëm.
Fotografitë përfunduan në rrjetet sociale duke u përhapur me shpejtësi.