• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm pak ditë nga hapja e negociatave, PD nxin Shqipërinë në BE

by Java News
10/04/2018 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike çon në BE çështjen e taksës së “Rrugës së Kombit” dhe arrestimin e protestuesve kuksianë. PD iu ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian të mos mbyllin sytë dhe veshët ndaj situatës në Shqipëri, sepse vendi po rrëshqet në autoritarizëm. Mesazhin e dha në Bruksel Gert Bogdani gjatë diskutimit në Asamblenë Politike të PPE-së për zhvillimet në Ballkan dhe në Shqipëri.Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i PD theksoi se liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri janë përkeqësuar ndjeshëm dhe se ekonomia është përqendruar në duart e disa oligarkëve, klientë të qeverisë.

Bogdani e quajti kontratë korruptive koncesionare, taksën 10 euro për një udhëtim, ku kompania do të marrë 400 milionë euro fitim, në një kohë kur zona e Kukësit jeton në varfëri dhe papunësi dhe ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë. Bogdani iu tha përfaqësuesve të vendeve anëtare në PPE se taksat e larta e të padrejta për qytetarët me qëllim pasurimin e njërit prej oligarkëve të lidhur me kryeministrin Rama, ishin arsyeja përse banorët e Kukësit u ngritën në protestë të bashkuar, përtej dallimeve partiake.


Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë vuri në dukje se protestuesit u arrestuan në mënyrë të paligjshme, në shkelje të të drejtave kushtetuese dhe vazhdojnë të mbahen në burg pa një procedurë të rregullt ligjore.

“Në vijim të metodave autoritariste, për shkak të protestës kundër arrestimit të paligjshëm, janë proceduar penalisht rreth 60 deputetë, kryebashkiakë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët nuk kontrollohen nga kryeministri Rama, me synimin për të shuar zërat kritikë kundër qeverisë”, u shpreh ai.

Bogdani rikonfirmoi qëndrimin e PD për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit, duke argumentuar se sa më afër integrimit në Bashkimin Europian të jetë Shqipëria, aq më shumë llogaridhënie dhe mbajtje përgjegjësie do të ketë për qeverinë.

ma.me

Next Post
Fond rezervë për Vettingun, qeveria jep edhe 36 milionë dollarë

Sita e vetting-ut, publikohet pasuria e deklaruar e gjyqtarit Besim Trezhnjeva

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

July 29, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Sondazh: 73 % e amerikanëve mendojnë se Trumpi nuk po u kushton vëmendjen e duhur problemeve më të rëndësishme të Amerikës

July 29, 2026
Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Irani godet bazat amerikane/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

July 29, 2026
Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

July 29, 2026
FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

FIFA kërkon t’ia lërë organizimin e Botërorit kompanisë së financuar nga Kushner, reagon UEFA: Futbolli nuk është në shitje

July 29, 2026
I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

I sëmuri u braktis nga ambulanca dhe ndërroi jetë? Reagon spitali i Durrësit: Ja si qëndron e vërteta

July 29, 2026
Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

Dokumente false për zhdoganim dhe eksport nga vendet e BE, Dogana Shqiptare referon skemën në SPAK

July 29, 2026
U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

U miratua me 74 vota nga socialistët, vetëm 19 prej tyre lexuan marrëveshjen për huanë nga SHBA-të

July 29, 2026
Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

July 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 30 Korrik 2026

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com