• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Vetëm një mik i vërtetë është i sinqertë”/ DW: Merkeli tek Erdogani, vizita e fundit e kancelares është në Stamboll

by Java News
18/10/2021 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është ndoshta vizita e fundit e Kancelares Merkel në Stamboll. Ajo pati mundësinë të sillte çështje të pakëndshme në tryezë. Por për fat të keq ky shans shkoi dëm.

Kur u njoftua gati 10 ditë më parë që Kancelarja Angela Merkel do të vizitonte Turqinë në turneun e saj të lamtumirës unë pyeta veten, “Pse po e bën këtë?” A dëshiron ajo të flasë më në fund troç me Erdoganin? Ndoshta do të ishte vërtet shansi i fundit për t’i thënë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjithçka që ka pasur ajo në mendje vitet e fundit. Sepse një proverb turk thuhet: “Vetëm një mik i vërtetë është i sinqertë dhe flet edhe gjëra të pakëndshme!”

Në konferencën e përbashkët të shtypit, megjithatë, dolën në dritë – përsëri – vetëm “deklaratat miqësore” të zakonshme. Turqia është një partner i rëndësishëm dhe marrëveshja BE-Turqi mbi menaxhimin e migrimit në Evropë duhet të vazhdojë, tha Merkeli. Erdogani theksoi se ata donin të bashkëpunonin mirë edhe me qeverinë e ardhshme gjermane. Ai që priste deklarata më kritike nga kancelarja u zhgënjye rëndë.

Shumë tema, pak përmbajtje

Që kur Merkeli mori detyrën në vitin 2005, Erdogani ka ndërtuar një dialog të ngushtë të karakterizuar nga respekti reciprok, tha ai. Nga ana e Merkelit, kjo me siguri mund të pohohet. Por kreu i qeverisë turke shpesh e ka sharë Merkelin dhe Gjermaninë. Herë pas here ai ka denoncuar racizmin kundër popullsisë me origjinë turke në Gjermani. Për të mos përmendur kërcënimet e tij të përhershme për të hapur kufijtë e Turqisë për të lejuar më shumë refugjatë të hyjnë në Evropë. Tani Erdogani tha se Merkeli kishte treguar gjithmonë një qasje të urtë dhe të orientuar drejt zgjidhjes në takimet e tyre të përbashkëta gjatë 16 viteve të fundit.Dhe nën udhëheqjen e saj, tha ai, krizat që ka kaluar Bashkimi Evropian gjatë mandatit të saj janë menaxhuar mirë. Pikërisht këtu kancelarja duhet të ngrinte gishtin dhe të thoshte: “Po, e bëra. Dhe çfarë keni bërë ju, zoti President?” Sigurisht, Merkeli nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë. Për fat të keq. Kancelarja gjithmonë përballet me çdo problem dhe me çdo kryetar shteti në një mënyrë pragmatike dhe me urtësi. Pragmatik dhe i orientuar drejt zgjidhjes – këto cilësi do të dëshiroheshin edhe nga presidenti turk.

Kancelarja Merkel: shembull klasik i diplomacisë

Shumë njerëz, qoftë në Turqi apo në Gjermani, do të kishin dashur që ky takim i fundit të trajtonte më në fund çështjet që mes tyre i diskutojnë vetëm miqtë. Fakti që kancelarja trajtoi situatën e qytetarëve gjermanë të burgosur në Turqi mund të jetë pozitiv. Por kjo nuk mjafton. Sipas Ministrisë së Jashtme, numri i të burgosurve gjermanë në Turqi është në shifrën “dyshifrore”. “Ne ndonjëherë kemi pikëpamje shumë të ndryshme se kur vlen akuza për terrorizëm,” tha Merkeli. Me këtë, ajo reagoi si një shembull klasik i diplomacisë.

“Ne dimë gjithçka, por mendojmë ndryshe”.  Sigurisht, këtu duhet të pajtohesh me kancelaren. Për presidentin turk, kushdo që e kritikon atë ose qeverinë e tij është terrorist. Kushdo që i investon paratë e tij në valutë të huaj – terrorist. Pothuajse çdo politikan në opozitë – terrorist. Mjekët që kritikuan ndonjë masë COVID si shumë të butë – janë terroristë. Studentët që vënë në dukje mungesën e konvikteve dhe strehimit – janë gjithashtu terroristë. Dhe gazetarët që nuk i përkasin medias turke, të përshtatur në 95 përqind me linjën – ata janë gjithashtu terroristë. Unë do të prisja që kancelarja t’i trajtonte të gjitha këto çështje – lirinë e shtypit, lirinë e mendimit dhe lirinë e mbledhjes – në konferencën për shtyp. Sepse siç thashë: “Vetëm një mik i vërtetë është i sinqertë dhe tematizon edhe gjëra të pakëndshme!” /DW

g.kosovari

Next Post
Brigada e OSHEE në terren/ Moti i keq, mbi 20 fshatra të Lezhës pa energji elektrike prej 24 orësh

BE paralajmëron për më shumë varfëri energjetike/ Miliona njerëz në Evropë po vuajnë nga çmimevt e larta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

VIDEO/ Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia, ç’të bëjmë! Një grup vëllezërish e motrash…

November 12, 2026
Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

Rama takohet me Zelenskyn në Dublin, pak para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian!

November 12, 2026
Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In