• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm një cigare në ditë? Jeni më të rrezikuar se ata që tymosin 20

by Java News
11/02/2018 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ata që pinë një cigare të vetme në ditë, marrin përsipër rreth gjysmën e rrezikut për sëmundje koronare dhe iktus, krahasuar me ata që pinë 20 cigare, pra, i nënshtrohen një rreziku shumë më të madh nga sa mendohet.

Kështu thuhet në një vëzhgim që është publikuar në “British Medical Journal”.

“Duhanpirësit duhet të heqin dorë plotësisht nga duhani, në vend që të reduktojnë sasinë e cigareve, nëse duan vërtet të zvogëlojnë rrezikun për sëmundje kardiake dhe iktus. Këto informacione mund të jenë veçanërisht të nevojshme në fillim të një viti të ri, kur zakonisht, shumë duhanpirës vendosin ta lënë duhanin ose ta pinë më pak atë”, konfirmon Allan Hackshaw (Instituti i Kancerit, Universiteti i Londrës) që ka udhëhequr grupin e studimit. Studimet e mëparshme të veçuara kanë treguar se pirja e 1-5 cigareve në ditë, është e lidhur me një rrezik për sëmundje kardiake, më të madh nga ç’mendohej.

Për të thelluar argumentin, kërkuesit kanë analizuar rezultatet e 141 studimeve dhe kanë vlerësuar rreziqet relative të pirjes së 1-5 apo 20 cigareve në ditë. Rezultatet kanë treguar se burrat që pinin një cigare në ditë, kishin 46% më shumë rrezik për sëmundje kardiake dhe 41% më shumë rrezik relativ, krahasuar me ata që pinin 20 cigare në ditë, shumë më shumë se 5%, sa ishte parashikuar, duke u bazuar në një lidhje të thjeshtë lineare. Në rastin e grave, ato që pinin një cigare në ditë, kishin 31% rrezik të shtuar për sëmundje kardiake dhe 34% rrezik shtesë për iktus, krahasuar me shifrat e raportuara për konsumimin e 20 cigareve në ditë.

“Kemi zbuluar se një përqindje e madhe rreziku për sëmundje koronare dhe iktus vjen nga pirja edhe e vetëm disa cigareve në ditë. Kjo mund të jetë një surprizë për shumë vetë, por ekzistojnë edhe mekanizma biologjikë që ndihmojnë shpjegimin e rrezikut të lartë, që duket i papritur, lidhur me një nivel më të ulët të duhanpirjes. Sëmundja kardiovaskulare dhe jo kanceri, paraqet një rrezik më të madh të vdekshmërisë për shkak të duhanit, me rreth 48% vdekje të parakohshme të lidhura me duhanin”, përfundojnë autorët.
Në një editorial shoqërues, Kenneth Johnson-i (Universiteti i Oktavës, Kanada) përshkruan ndikimet e këtyre rezultateve në shëndetin publik: “Vetëm lënia e plotë e duhanit është mbrojtëse dhe ky fakt duhet të nënvizohet në të gjitha masat dhe politikat parandaluese. Mesazhi që u drejtohet posaçërisht duhanpirësve është se “ekspozimi ndaj tymit të cigares, sado i vogël qoftë ai, është i tepërt”, përfundon editorialisti.

Next Post
Studimi/ Ja përse ju kujtohet vazhdimisht dashuria e parë

Studimi/ Ja përse ju kujtohet vazhdimisht dashuria e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
Makina bie në humnerë, dy të plagosur në aksin Shkodër-Koman

Aksident i rëndë në Bulqizë, fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në humnerë! Dyshohet për një viktimë, Policia në vendngjarje

September 23, 2026
Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

Romakët, “pronarë” të Tepelenës! Në Qesarat dalin në dritë gjashtë mozaikë romakë, mes tyre edhe figura e Erosit (VIDEO)

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com