• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetëm ‘mashkull’ dhe ‘femër’, s’ka ndryshim gjinie pasi të përcaktohet në aktin e lindjes”/ PD depoziton draftin në Kuvend

by B K
06/02/2025 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend ndryshimin ligjor në ligjin e gjendjes Civile për të sanksionuar detyrimin për të pasur vetëm dy gjini në Shqipëri, “mashkull” dhe “femër”.

Drafti i firmosur nga 28 deputetë demokratë, parashikon të shtohet një nen i titulluar “gjini biologjike e pandryshueshme”.

“Në Republikën e Shqipërisë në kuptimin e këtij ligji ka vetëm dy gjini njerëzore, gjinia mashkull dhe gjinia femër dhe mbeten të pandryshueshme gjinia e përcaktuar ligjërisht që me aktin e lindjes, e cila mund të jetë mashkull ose femër”, thuhet në nenin 38/2 që propozohet të shtohet në ligjin e gjendjes civile.

Drafti i demokratëve në fakt ka marrë shkas nga urdhri ekzekutiv i nxjerr në ditën e parë të tij si President nga Donald Trump, i cili hoqi nga përdorimi të gjitha gjininë e tjera përveç mashkull dhe femër.

Në relacionin e demokratëve thuhet se vihet re një tendencë për të shtrembëruar familjen dhe vlerat tradicionale të shoqërisë sonë.

“Kërkohet të na sillet si diçka normale, perëndimorizuese, apo dhe humane ndryshimi i gjinisë së të rriturve apo të fëmijëve në veçanti, në çfarëdo moshe apo gjendje fizike, dhe për pasojë lejimin e ndryshimeve të mëpasshme për t’i hapur rrugë ndërhyrje në institucionin e shenjtë të martesës jo vetëm midis gjinive të ndryshme, adoptimit, surrogacisë, etj”, thuhet në relacion.

“Aktualisht në legjislacionin kombëtar, nuk ka një përkufizim të qartë të njohjes dhe garantimit të pandryshueshmërisë së gjinisë biologjike të individëve që prej lindjes, por nisur nga tentativa të njëpasnjëshme të grupeve apo individëve të cilët kërkojnë t’i imponohen shoqërisë norma apo vlera të cilat janë të pabazuara shprehimisht në ligj, por dhe nuk kufizohen apo sanksionohen ndryshe, mund të krijojnë premisat të cilat sjellin më pas pasoja të rënda ndaj shenjtërisë së familjes tonë tradicionale, si dhe jetesën e çdo individi në shoqërinë tonë”.

Next Post
Çfarë është Deklarata mbi Statusin Personal? Efektet në pagë, dypunësimi, zbritjet tatimore për fëmijët në ngarkim

Çfarë është Deklarata mbi Statusin Personal? Efektet në pagë, dypunësimi, zbritjet tatimore për fëmijët në ngarkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com