• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm disa heronj, asnjë tradhëtar

by Java News
27/03/2020 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervin Lera*

Jemi të gjithë në një front, jemi të gjithë bashkë, ose të paktën duhet të jemi të gjithë bashkë. Le t’i lëmë mënjanë slloganet dhe thirrjet sepse mirëkuptimi njerëzor na mobilizon më shumë tashmë. Çdo ditë dëgjojmë për raste të reja të infektuarish dhe, përtej dhimbjes, të gjithë tulatemi më shumë nga rastet e jetëve të humbura. Trishtim, ankth, mosbesim dhe ajo që vret më shumë është mungesa e argumentave shkencorë që mund të na qetësojnë pak dhe të na çlodhin trurin e rraskapitur nga mendimet e zeza.

Atëherë kur një ditë, të gjithë do ta shohim njëri – tjetrin në sy si pas një ëndrre të gjatë të keqe, askush nuk do të mund të shprehet se si e përjetoi apo si e përballoi. Shohim kronikat çdo ditë dhe, se jemi të gjithë të përfshirë, ndoshta e kemi pranuar si normalitetin e përditshmërisë zbrazëtinë dhe utopinë që kanë sunduar rrugët jo vetëm gjatë orëve të ndaluara për të qarkulluar. Ndoshta edhe kur kjo e gjitha të ketë kaluar, nuk do të na mjaftojnë arkivat e lajmeve dhe kronikave për ta besuar si të vërtetë të gjithën këtë…

Dëgjojmë çdo ditë se jemi në luftë, pa e përkufizuar dot si duhet kuptimin e ri që ka marrë koncepti i luftës dhe, pa e përcaktuar dot se kush e shpalli iI pari këtë luftë, pasi i gjithë njerëzimi tashmë e ka pranuar se po jeton luftën e kohëve moderne. Pikërisht në luftën e kohëve moderne, tashmë për herë të parë na duhet edhe të mendojmë se si të përballojmë edhe pasojat e vjetra të luftës. Në një kohë apo situatë tjetër do të duhej të përdornim mes thonjzash fjalën luftë, sot edhe ata që nuk e thonë, po e pranojnë në heshtje pa thonjza.

Luftëtarët që rreken mes betejash në këtë luftën e kohëve moderne janë të gjithë ne dhe as fare mes thonjzash, armiqtë janë të padukshëm dhe nuk dimë ku dhe si t’i godasim për t’i mposhtur dhe, ajo që është më shumë e sigurtë është se nuk gjejmë mes nesh asnjë tradhëtar. Të gjithë luftëtarët e heshtur dhe të mbyllur në shtëpi tashmë e dinë se komanda e tyre ju jep çdo ditë urdhrat e duhura për të çuar deri në fund me sa më pak dhimbje, lëndime e humbje këtë luftë. Të vetmit admiralë, gjeneralë, komandantë në këtë luftë janë Mjekët, Infermierët, Sanitarët, Shoferët, çdo punonjës i strukturave shëndetësore dhe ne të gjithë duhet t’u bindemi vetëm urdhrave të tyre dhe t’ju bindemi si në luftë vetëm atyre. Të besojmë vetëm ata madje, edhe për masat përtej shëndetësisë, të dëgjojmë dhe t’ju bindemi vetëm atyre. Ata janë të vetmit që nuk dezertojnë, ata janë të vetmit që nuk i tradhëtojnë luftëtarët e vet dhe nuk i hedhin në beteja të pasigurta dhe të pamenduara mirë.

Ndryshe nga çdo luftë nga ato të kohërave të kaluara, mjekët dhe i gjithë personeli i sistemit shëndetësor, janë duke u përballur vetë në front dhe nuk kanë nxjerrë armatën që t’ju hapë rrugën. Ata që më mirë se kushdo tjetër e dinë se çfarë armësh ju duhen, kanë apo mungojnë, nuk po dëgjohen të ngrenë pretendime. A thua se nuk ju dhimbsemi ne ushtarët e heshtur të mbyllur në shtëpi?, apo nuk ju dhimbset vetja dhe njerëzit e tyre të dashur? Mes tyre, ashtu si edhe mes nesh nuk ka tradhëtarë, përkundrazi mes tyre u angazhuan edhe të tjerë pa menduar aspak për veten dhe të dashurit e tyre. Ata janë të vetmit heronj të cilët do t’i nderojmë me përulje në çdo kohë pas kësaj.

Nga ana tjetër, dëgjohen propozime dhe pakënaqësi duke reaguar për “tradhëtarë” (mes thonjzash sepse askush nuk mund të jetë aq i marrë sa të akuzojë për tradhti në këtë luftë ku vetëm kolaboracionistë, tradhtarë apo dezertorë nuk mund të ketë sepse të kap armiku i gjithë njerëzimit), injorojnë masa dhe veprime të mangëta e të vonuara, përgojojnë fonde të papërdorura për armatimet që ju duhen mjekëve dhe bëjnë sikur nuk e dinë se sa para kemi në të vërtetë. Shumë mirë e dinë se dikur i kishin vetë në duar dhe sot askush nuk ju thotë pse nuk i përdorët për të parashikuar edhe luftën sot dhe, kjo nuk mbaron këtu. Del edhe jë tjetër nga këta duke dezinfektuar rrugët e Tiranës (dhe shumë mirë e bën atë që ka për detyrë të bëjë) dhe shtrohet në muhabet me një luftëtar duke ironizuar ata të tjerët dhe, të mendosh se vetëm para dy ditësh u mblodhën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kokë më kokë online (vetëm kjo u kish mbetur pa bërë) e dalin na turbullojnë më shumë mendjen me ; ai tha unë kërkova, ai s’ka thënë unë kam kërkuar e blablabla. A na duhet ne sot të dimë se ç’do të bënte njëri apo tjetri në këto kohë? Jo as nuk na shkon në mend të hymë në labirintin e po sikur…, sepse e dimë se sot shumë pak nga të gjithë janë HERONJ dhe ata janë vetëm mjekët dhe të gjithë të tjerët e shëbimit shëndetësor, por asnjë nga ne nuk mund të jetë tradhëtar apo kolaboracionist apo dezertor. Askush nuk mund të jetë hero se bën detyrën e tij dhe mendon se me këtë do të fitojë kredite të tjera dhe sado të shajë kushdo nuk mund të jetë tradhëtar sot. Vetëm një  gjë është e sigurtë se sot HERONJ dhe GJENERALË  janë vetëm mjekët dhe të gjithë të tjerët të angazhuar në sistemin shëndetësor.

*Regjizor

Next Post
Në ora 13:00 nis shtetrrethimi/ Javën tjetër masa të reja, vetëm një pjesëtar del nga shtëpia

Në ora 13:00 nis shtetrrethimi/ Javën tjetër masa të reja, vetëm një pjesëtar del nga shtëpia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

Thriller në Ekuador, 8 trupa të copëtuar me hanxharë gjenden të varrosur në minierë! Me duar të lidhura, dyshohet se i vrau karteli famëkeq

August 10, 2026
VIDEO/ Gjermania i dorëzon Izraelit nëndetësen “Drakon”! Me vlerë 550 mln euro dhe më e madhja në Lindjen e Mesme

VIDEO/ Gjermania i dorëzon Izraelit nëndetësen “Drakon”! Me vlerë 550 mln euro dhe më e madhja në Lindjen e Mesme

August 10, 2026
“Jo imigracionit të pakontrolluar”, Meloni dhe Frederiksen letër BE-së, dy kryeministret: Qendra riatdhesimi jashtë Evropës dhe në vendet e treta!

“Jo imigracionit të pakontrolluar”, Meloni dhe Frederiksen letër BE-së, dy kryeministret: Qendra riatdhesimi jashtë Evropës dhe në vendet e treta!

August 10, 2026
“Ditët e kiametit” në Francë, qeveria e Macron merr vendimin pas të nxehtit dhe thatësirës historike: Kufizime të ujit në 70% të vendit!

“Ditët e kiametit” në Francë, qeveria e Macron merr vendimin pas të nxehtit dhe thatësirës historike: Kufizime të ujit në 70% të vendit!

August 10, 2026
Barcelona po bëhej gati ta shiste, lojtari i cilësuar si talent i “La Massia” dëmtohet rëndë në stërvitje

Barcelona po bëhej gati ta shiste, lojtari i cilësuar si talent i “La Massia” dëmtohet rëndë në stërvitje

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi, dhjetëra të vdekur! Ndërtesa të shembura dhe ulërima! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tërmet apokaliptik me forcë 7,4 ballë në Kolumbi, dhjetëra të vdekur! Ndërtesa të shembura dhe ulërima! Nisin kërkimet në rrënoja, shikoni pamjet e tmerrit

August 10, 2026
Pëhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv: Po vë kokën në rrezik!

Pëhapi informacione “fake” për transferimin e yllit të Bajernit, arrestohet gazetari sportiv: Po vë kokën në rrezik!

August 10, 2026
KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

KFOR-i nis “tranzicionin gradual” të pranisë nga ura mbi Ibër, Lista Serbe e kundërshton

August 10, 2026
Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

Lufta SHBA-Iran, Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan!

August 10, 2026
Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

Mourinho zbulon detajin pasi la Real Madrid herën e parë: Pranova të merrja drejtimin e United kur Ferguson u largua, por…

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com