• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vetëm dialogu i BE ju normalizon”, DASH shqetësohet për Dinarin: Bisedimet të vazhdojnë me urgjencë!

by A R
20/03/2024 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një tjetër thirrje për Kosovën dhe Serbinë. Ashtu si emisari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, edhe zëdhënësi i DASH, Vedant Patel, kërkon një zgjidhje urgjente për çështjen e dinarit.

Gjatë një konference për shtyp, zyrtari përshëndeti takimin e kryenegeociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për këtë temë, ndërsa dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e konsideroi si “kanalin e duhur për zgjidhjen e këtyre çështjeve që lidhen me normalizimin e marrëdhënieve”.

“Ne besojmë se këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kanali i duhur për zgjidhjen e këtyre çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi qenë gjithashtu të qartë në shprehjen e shqetësimeve tona se kjo rregullore e re që kufizon importin dhe përdorimin e dinarit serb në Kosovë – ne kemi shprehur disa shqetësime për këtë dhe gjithashtu kemi përsëritur thirrjet tona si Kosovës ashtu edhe Serbisë për përshkallëzimin e tensioneve.”, tha Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Sa i përket deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se autoritetet janë afër një marrëveshje për propozimin amerikan për përdorimin e euros si monedhë për pagesat nga shteti serb për serbët e Kosovës, zëdhënësi tha se do të konsultohet më gjerësisht me ekipin e Departamentit të Shtetit dhe do të dalë me një përgjigje.

Ky reagim vjen pas vizitës zyrtare të emisarit Escobar në Kosovë ku lëshoi kritika të ashpëra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti. Zyrtari i DASH u shpreh i shqetësuar për jetët e serbëve të Kosovës, duke vlerësuar se vendimi për dinarin ka çuar në një krizë humanitare, e cila duhet zgjidhur urgjentisht. Për këtë, ka lënë në Prishtinë disa propozime amerikane.

/a.r

Next Post
Avokati i Saraivës: S’ka asnjë provë që ai kreu krimin, vetëm fjalë të Prokurorisë

Avokati i Saraivës: S’ka asnjë provë që ai kreu krimin, vetëm fjalë të Prokurorisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

July 31, 2026
Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

July 31, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Martin Leka: Problemi i PS-së është te piramida drejtuese, jo te baza

July 31, 2026
Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

July 31, 2026
Një tjetër lagje në kryeqytet me linjë re ujësjellësi

Rama ndan pamjet: UKT me shërbim 24/7 dhe katër kanale të reja komunikimi për qytetarët

July 31, 2026
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave

July 31, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

July 31, 2026
Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

July 31, 2026
Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë

Kamperët, zgjedhja e preferuar! Turistët zgjedhin jugun për natyrën, lirinë e lëvizjes dhe qetësinë

July 31, 2026
Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

Marrëveshje historike! Trump njofton se Hamasi do të dorëzojë armët

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com