• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri – mbi 2/3 e tyre për PS-në

by Eduard Zaloshnja
12/05/2026 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga sondazhi im i fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, rezultoi se vetëm gjysma e gjithë të anketuarve (pavarësisht nëse votuan apo nuk votuan vjet) do të votonin sot për partitë ekzistuese (nqs zhvillohen zgjedhje të parakohëshme parlamentare). Kurse gjysma tjetër nuk do të votonte për asnjë nga to.

Dhe meqënëse kampioni i sondazhit i përfaqësonte statistikisht rreth 1.9 milionë banorët e rritur të vendit nga pikpamja demografike, gjeografike, arsimore dhe politike, mund të ekstrapolohet përafërsisht se rreth 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri, kurse rreth 950 mijë nuk do të votnin fare.

Po kujt ia japin votën ata që janë gati të votojnë sot, dhe që përbëjnë gjysmën më të vendorur të elektoratit në Shqipëri?

Ndër rreth 950 mijët që do të votonin sot këtu, rreth 645 mijë do t’ia jepnin votën PS-së, rreth 290 mijë PD-ASHM-së, dhe vetëm 15 mijë partive të tjera të vogla. Pra, mbi 2/3 do të votnin PS-në (shihni Grafikun 1).

Dhe si votuan vjet ata që nuk janë gati të votojnë sot për asnjë nga partitë ekzistuese?

Ndër rreth 950 mijët që nuk do të votonin sot në Shqipëri, rreth 120 mijë votuan vjet për PS-në, rreth 210 mijë votuan për PD-ASHM, rreth 185 mijë votuan për parti të tjera të vogla, dhe rreth 435 nuk votuan fare (shihni Grafikun 2).

Konkluzion

Janë pakësuar ndjeshëm ata që votojnë për partitë ekzistuese (vjet votuan për to mbi 1.46 milionë në Shqipëri, ndërsa sot do të votonin vetëm 0.95 milion). Por firoja tek elektorati josocialist është 3.3 herë më e madhe se tek elektorati socialist. Për rrjedhojë, PS-ja do ta rriste sot ndjeshëm epërsinë krahasuar me vjet, thjesht prej dobësisë së theksuar të partive ekzistuese në mejdanin elektoral.

Vetëm 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri –

Vetëm 950 mijë do të votonin sot në Shqipëri –

Next Post
“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

Comments 1

  1. Lili Bujari says:
    3 months ago

    O njeri i mirë!…Si mund të votojnë sot 2/3 e Shqipërisë për PS që nuk na përfaqëson ne, popullin,por përfaqëson vetëm oligarkët,të pasuritë,horrat,gangsterët, kriminelët e drogës,që hyjnë edhe në zyrën e Edi Ramës dhe ky i fundit mburret se e ka takuar kreun e Sinaloas në zyrën e Tij?!..
    Po gjendjen ekonomike të popullit shqiptar a ke dalë t’a shohësh në terren?! Po mijëra njerëz të papunë? Po mijëra njerëz të sëmurë dhe me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të mjekohen?! Vetëm po t’i vjedhë përsëri votat siç ka bërë që nga 2013 PS gangstere i merr votat…Ndihmojeni Shqipërinë e varfër…ndihmojeni popullin tonë…ndihmojeni me të vërtetat që duhet t’ia thoni Edi Ramës dhe klikës së Tij që shfrytëzon mjerimin popullor! Ngrijeni zërin foooort,deri sa t’ia shurdhimi veshët…që të kuptojë dhe të reflektojë për të përmirësuar jetën e të gjithëve ne…Për mua Ju, personalisht,Zoti Zaloshnja mbeteni një njeri me shumë integritet,i mençur dhe mbi të gjitha: Njeri i mirë …dhe kjo është gjë shumë e rëndësishme për mua.Respekt për punën Tuaj të shkëlqyer

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

Superiorja përcakton datat dhe oraret e 5 javëve të para të kampionatit të futbollit! Ja përballjet më interesante

August 14, 2026
Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

Kosova dëbon predikuesin islamik nga Bosnja, do mbante fjalim edhe në Prizren! Ka 300 mijë ndjekës në rrjetet sociale

August 14, 2026
Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

Fermeri merr këshillë nga Inteligjenca Artificiale, por pëson katastrofë, humb 100 hektarë me të korra susami!

August 14, 2026
Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

Shpikje nga halli, edhe Hungaria do të fundosë barka për të rritur nivelin e Danubit dhe për të ftohur centralin bërthamor!

August 14, 2026
“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

“Të mirat” e luftës/ Eksportet e naftës në Irak arrijnë rekord historik, 2 milionë fuçi në ditë!

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com