• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vetëm 54% e gjermanëve e duan Merkelin, niveli më i ulët prej katër vitesh

by
02/10/2015 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullariteti i Kancelares gjermane, Angela Merkel, duket se ka pësuar rënien më të madhe në këto 4 vite, për shkak të shqetësimeve në rritje nga fluksi i qindra e mijëra refugjatëve të ardhur në Gjermani, sipas një sondazhi të publikuar këtë javë. Sondazhi “Deutschlandtrend” i zhvilluar nga rrjeti televiziv publik “ARD” tregoi një rënie me 9 pikë përqindjeje të popullaritetit të Merkelit, duke rënë në 54%. Edhe pse disa nga kolegët e saj europianë mund ta kenë zili këtë shifër, ky nivel është më i vogli që prej dhjetorit të vitit 2011, kur nisi edhe kriza financiare e Eurozonës.

I njëjti sondazh tregonte se 51% e të anketuarve thonë tashmë se, ndihen të frikësuar nga numri jashtëzakonisht i madh i azilkërkuesve që duan të mbërrijnë në Gjermani. Më shumë se 200 mijë emigrantë përllogariten të kenë mbërritur në Gjermani vetëm gjatë shtatorit, thuajse sa ç’kishin shkuar gjatë gjithë vitit të kaluar, ndërsa qeveria federale llogarit se 800 mijë ose më shumë mund të mbërrijnë deri në fund të këtij viti.

Merkel e nisi fillimisht me “festime” për shkak se po bënte një figurë të mirë, si brenda edhe jashtë vendit, për mikpritjen e kaq shumë refugjatëve, shumica e të cilëve u largohen konflikteve të dhunshme në Lindjen e Mesme. Por, teksa fluksi ka vazhduar të rritet dhe ambientet gjermane të strehimit të tyre i kanë tejkaluar limitet, Kancelarja është bërë tashmë prè e kritikave.

Next Post

Korçë, zgjat vetëm pak orë arratia e autorit të vrasjes së 16 vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com