• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vetëm 4 ditë para nisjes së luftës në Ukrainë, zbardhet telefonata ‘e nervozuar’ mes Putin dhe Macron

by
26/06/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike të tensionuar pak ditë para sulmit në Ukrainë.

Këtë e dëshmon zbardhja e një transkripti të negociatave mes dy liderëve gjatë një bisede telefonike. Presidenti francez përpiqet më kot të shtyjë drejt një de-përshkallëzimi dhe i propozon Putinit një takim me Biden.

“Të jem i sinqertë, doja të shkoja të luaja hokej, po flas me ty nga palestra, duhet të filloj disa ushtrime, por fillimisht do të thërras këshilltarët e mi”, – ishte përgjigja e Putinit që dukshëm është një tallje.

4 ditë më vonë, më 24 shkurt ai nisi pushtimin e territorit ukrainas.

Transkripti i bisedës telefonike 9-minutëshe, një nga të shumtat mes Macron dhe Putin para shpërthimit të armiqësisë është pjesë e një dokumentari televiziv që do të transmetohet të enjten e ardhshme në televizionin publik France 2.

Bisedë mes dy krerëve të shtetit u zhvillua më 20 shkurt. Në qendër të diskutimit ishte marrëveshja e Minskut, e nënshkruar mes Kievit dhe separatistëve prorusë në kryeqytetin e Bjellorusisë, pas pushtimit rus të Krimesë dhe përplasjeve në Donbas. Marrëveshjet u nënshkruan në shtator 2014 dhe shkurt 2015 në prani të përfaqësuesve të OSBE-së, Rusisë dhe disa vendeve perëndimore.

“Ju dhe kancelari Scholz më keni thënë se Zelensky është gati të bëjë një gjest. Se ai kishte një projektligj të gatshëm për të zbatuar marrëveshjet e Minskut… në fakt, kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk bën asgjë. Ai të gënjen” – akuzon Putin në atë telefonatë duke shtuar: “Ju thoni se duhet të rishikojmë marrëveshjet e Minskut”.

Akuzës së Putinit, presidenti francez i përgjigjet: “Kurrë nuk e kam thënë këtë Vladimir. Kam thënë se duhen zbatuar, se duhen respektuar dhe nuk kam të njëjtin lexim si ju ditëve të fundit”.

Më pas diskutimi ndizet mbi “separatistët”, të pa legjitimuar nga Macron për të “bërë propozime për ligjet e Ukrainës”.

“Nuk e di ku e ka mësuar ligjin juristi juaj ekspert” – thotë presidenti francez.

Putin nervozohet dhe drejton gishtin nga Kievi: “Ata nuk kanë një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ata morën pushtetin me një grusht shteti. Kishte njerëz të djegur të gjallë, ishte një gjakderdhje dhe Zelensky është një nga ata që janë përgjegjës”.

Macron në këtë pikë e mbyll fjalimin: “Nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”.

Putini përgjigjet: “Më dëgjoni me kujdes. A më dëgjoni? Po jua përsëris. Ata që ju i quani separatistë reaguan ndaj propozimeve të autoriteteve ukrainase. Më pas, përgjigjet e tyre nuk u ndoqën”.

“Faleminderit gjithsesi Vladimir, nëse ka diçka më telefononi”, – rekomandon Macron mbylljen e bisedës. Për të cilën Putini përgjigjet përzemërsisht në frëngjisht: “Je vous remercie Monsieur le président”. (Faleminderit zoti President!)

/e.d

Next Post
Transportohen me helikopter alpinistët e bllokuar në Valbonë, njëri prej tyre dërgohet në spital

Transportohen me helikopter alpinistët e bllokuar në Valbonë, njëri prej tyre dërgohet në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In