• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Vetëm 18% e qytetarëve besojnë se federata e opozitës fiton zgjedhjet! Edhe nëse u bashkohet Basha, nuk e mposhtin dot Ramën’

by Java News
19/02/2024 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti dhe sondazhisti Eduart Zaloshnja në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv foli mbi rezultatet e një sondazhi të bërë nga ai lidhur me pyetjen “Cilin dëshirojnë shqiptarët si kryeministër?”.

Duke theksuar se 43% e shqiptarëve, nuk duan asnjërin prej liderve kryesorë politikë si kryeministër, Zaloshnja tha se pavarësisht kësaj statistike, ende nuk ka një figurë politike që mund të ketë mbështetjen e kësaj pjese të popullsisë.

“Më i preferuari është Edi Rama por 43% e të anketuarve donin dikë tjetër, as Ramën as Berishën dhe as Metën apo Bashën. Kjo tregon se ka një pjesë të madhe të shqiptarëve që janë të pakënaqur me këta lidera por nuk ka dalë ende dikush tjetër që t’i sfidojë”- tha Zaloshnja.

Ndërsa duke folur për sondazhin e publikuar në shqiptarja.com mbi shanset që federata Opozitare të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Zaloshnja tha se vetëm 18% të qytetarëve ishin plotësisht të bindur për diçka të tillë.

“Dje unë publikova tek shqiptarja.com një sondazh të freskët ku pyesja rreth bashkimit më të fundit rreth një federate opozitare dhe pyetja që bëra aty ishte “A besoni se kjo federatë e opozitës do arrijë të fitojë zgjedhjet”? Vetëm 18% ishin të bindur se do të fitojë zgjedhjet dhe 7% të tjerë ishin pjesërisht të bindur për këtë. Pra treçereku i shqiptarëve janë të bindur se kjo Federatë Opozitare nuk i fiton dot zgjedhjet”- shtoi analisti.

Sipas analizës së Zaloshnjës, për të mposhtur Ramën, duhet që një kah i caktuar politik të marrë mbi 800 mijë vota, gjë që sipas tij, nuk ndodh edhe nëse bëhen bashkë, Berisha, Meta, Basha dhe gjithë partitë e tjera opozitare.

“Në analizën time për të fituar ndaj Ramës duhet të marrësh më shumë se 800 mijë vota. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, opozita bashkë me LSI arriti deri në 780 mijë vota duke i marrë të gjithë së bashku, ndërsa në zgjedhjet lokale mori 600 mijë. Për Ramën dhe PSD-në votuan 800 mijë. E shoh shumë të vështirë edhe sikur Basha e të gjitha partitë e vogla të bashkohen nuk marrin dot më shumë se 800 mijë vota”- argumentoi Zaloshnja.

Sa i takon vizitës së Blinken, sondazhisti tha se Sekretari Amerikan i Shtetit dha si mesazh kryesor se Ramën dhe qeverinë e tij i sheh si aleatë të vetëm në Shqipëri dhe se mbështet fuqimisht institucionet e Reformës në Drejtësi./m.j

Next Post
Mero Baze replikon me Berishën: Duhet të mendosh për kushtet e burgut të Zenit

VIDEO/ Mero Baze ironizon Berishën: Po i kërkojnë të marrë kallashin, por leje ka të shkojë deri në WC

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 16 Janar 2026

January 15, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In