• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Vetëm 1 në 6 shqiptarë zotëron makinë, në Evropë mesatarja është 1 në 2 persona

by A R
02/07/2018 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një në 2 europianë mesatarë zotëron një makinë, thonë të dhënat më të fundit të publikuara nga zyra europiane e statistikave. Të dhënat nga Shqipëria ndërkohë tregojnë se, vendi ynë është shumë larg kësaj norme.

Ndërkohë që Eurostat raporton se, në Europë mesatarja fiksohet në 505 makina për çdo 1000 banorë, të dhënat nga ministria  e transporteve në vendin tonë flasin për 167 makina për çdo 1000 banorë, çka do të thotë se rreth 1 në 6 shqiptarë zotëron një makinë.

Në të dyja rastet të dhënat i referohen vitit 2016. Në Shqipëri raportohen se janë në qarkullim rreth 430 mijë automjete, por këtu duhet pasur parasysh se një pjesë e madhe e tyre janë jashtë funksionit çka bën që norma reale e automjeteve për banor të jetë edhe më e vogël.

Sido që të jetë, kjo normë e vendos Shqipërinë në vend të parafundit në Europë, ndër shtetet e marra në analizë nga Eurostat. Në Europë në vend të fundit sipas Eurostat është Turqia, me 142 automjete për 1000 banorë.

Sa i përket Bashkimit Europian ndërkohë, Rumania renditet në vendin e fundit, me 261 makina për çdo 1000 banorë, ose 1 në 4. Me një normë 3 herë më të vogël se mesatarja europiane e makinave për frymë, për shqiptarët, makina duket se vijon të jetë ende një luks.

Në Europë, Liechtensteini, Luksemburgu dhe Italia janë 3 vendet me normën më të lartë të automjeteve për banor, 773, 662 dhe 625 për 1000 banorë respektivisht./SCAN/a.m.

Next Post
Teatri i ri, Kumbaro te ‘Ligjet’: Territori nuk preket, shteti do të jetë pronar i godinës

Teatri i ri, Kumbaro te 'Ligjet': Territori nuk preket, shteti do të jetë pronar i godinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com