• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëflijimi në Kombinat/ Ish- kreu i Kulteve: Ngjarje më e rëndë se ato të 15 viteve më parë, duhen përmirësime ligjore

by Ardit Rada
06/07/2020 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Kulla i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se ngjarje e vetflijimit në Kombinat të Tiranës, të  Zhaneta Josifit bashkë me dy vajzat është më e rëndë se ngjarjet seri që ndodhën në Shqipëri 15 vite më parë po prej ndikimit nga sektet fetare.

Sipas Kullës, ndryshimi është se në 2004- 2005, kishte vetflijime por të minorenëve, kurse ndryshimi i ngjarjes në Kombinat është se dy vajzat ishin të shkolluara dhe bashkë me nënën e tyre ishin të rritura dhe zgjidhnin vetë si të jetonin.

Më tej ai shton se kanë kaluar shumë vite nga ligjet për jetën fetare, dhe duhen patjetër ndryshime ligjore për të përmirësuar edhe funksionimin e sekteve fetare. Ai shton se Prokuroria duhet të hapë dosjet e vetflijimeve të 15 viteve më parë për të parë nëse ka një lidhje logjike apo jo mes kësaj ngjarje dhe të atyre që ndodhën kur pikërisht Ilir Kulla ishte kryetar i Komitetit të Kulteve, si dhe për të parandaluar ato që mund të ndodhin.

”S’ka koment më të madh se ajo që ju thatë, se është një ngjarje që e tejkalon horrorin. Ngushëllime familjarëve. Është shokuese dhe tronditëse.

Së pari, që të kuptojmë konceptin kult apo sekt. Nëse ka qenë pjesë e një sekti, ka qenë pjesë e organizuar e atij sekti. Unë më duhet t’iu shpjegoj se veprimtaria fetare në Shqipëri bazohet në dy nene. Neni 10 është ai që lejon organizatat fetare në vend si bashkësi fetare. Kurse neni24 është lejimi që I bëhet çdo individi të besojë në zot sipas mënyrës së vet dhe bashkësitë të organizohen, sipas dy mënyrave. Duke u regjistruar në Gjykatën e rrethit përkatës, dhe vetorganizimin e brendshëm, dhe organizimin e kulteve.

Ka disa mënyra si komunikojnë agjencitë shtetërore me kultet fetare. Letërkëmbimi normal i çdo viti, prezantimi I pjesëmarrësve, përgjegjësi juridik, regjistrimi juridik. Këto janë të parashikuara me ligj.

Nga pikëpamja e dialektikës shqiptare. Shqipëria është shtet jofetar, dhe nuk ka qëllim të studiojë përkatësinë, apo qasjen fetare doktrinale të çdo sekti.

Në atë kohë kanë qenë 150 organizata fetare, dhe janë veëdisiplinuar sepse sipas ligjit bëjnë dhe statutin e tyre që e prezantojnë në Gjykatë. Pra mënyra si funksionojnë.

Në 2004- 2005 ka pasur disa ngjarje, me vetëvrasje etnik, ku u ngrit edhe një komision ndërqeveritar, me urdhër të kryeministrit Nano, edhe në Komisionin e Ligjeve u bë një diskutim me të gjitha agjencitë për të parë mundësinë e përmirësimeve ligjore. Më tej erdhën zgjedhjet e 2005 dhe kjo çështje kaloi në kalendat greke dhe nuk u morr kush me të. Ngjarje e përsëritur dhe ka patur edhe ngjarje atëhere, por kjo është shumë më e rëndë se ato ngjarje.

Hetimi zbuloi përmirësimin e rregullimeve ligjore, me disa nga këto sekte fetare. Në atë kohë arritën që mua si kryetar i Komunitetit Shtetëror të Kulteve të më krijonin dhe disa përplasje me ambasadat e huaja, pasi pretendonin se cënoheshin si shtetas të huaj. Kishte një përplasje të madhe konceptuale.

Prokuroria atëhere bëri një hetim, kurse sot Prokuroria duhet të rihapë dosjet e atëhershme se çfarë shkruhej dhe nëse ka ndonjë lidhje logjike. Pra nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve.

Në atë kohë kanë qenë disa ngjarje. I vetmi ndryshim është që kemi të bëjmë me dy njerëz madhorë në moshë, dhe ata mund ta zgjedhin vetë si të jetojnë dhe të vdesin. Por atëhere kemi pasur vetëvrasje për minorenë. Dhe shqetësimi ka qenë atëhere a mund t’i imponohej minorenëve. Duhet moment reflektimi për përmirësimet ligjore, për pjesën e jetës fetare. Ndryshe nga 15 vite më parë, sot ka internet dhe rrjete sociale dhe ka ndryshuar edhe tashmë është ndryshe.

Ka disa, në gjithë botën, ju do dëgjoni dhe lexoni sekte që nga Amerika e Jugut, në Afrikë, Azi në Europë. Në SHBA ka me dhjetëra që predikojnë vetvrasjen për ringjallje. Nuk është e para.

Ndodh në Tiranë, me njerëz të mirëshkolluar. Nuk ia pret mendja një njeriu normal. Është dhe një element tjetër, fobia. Përtej trajtimit të rastit, autoritetet do të thellohen dhe të bëjnë një hetim të gjerë”, tha Ilir Kulla.

/e.rr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

November 24, 2026
Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

November 24, 2026
Kina bën për “ujë të ftohtë” kryeministren japoneze, Sanae Takaichi habitet gjatë zbritjes nga avioni

Kina bën për “ujë të ftohtë” kryeministren japoneze, Sanae Takaichi habitet gjatë zbritjes nga avioni

November 24, 2026
Tirana ka vend edhe për rrugët, edhe për yjet

Tirana ka vend edhe për rrugët, edhe për yjet

November 24, 2026
GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

GJL prish vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin, çështja e këngëtarit do të rigjykohet nga një trupë tjetër

November 24, 2026
Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

Grabisnin banesat për vetëm 10 minuta, tre shqiptarët u fshehën në pyll me çadër kampingu

November 24, 2026
E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

E paralajmëroi Rama, nis ndalimi i daljes jashtë vendit për “protestuesit e dhunshëm”!

November 24, 2026
Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

Mish nga Brazili, bllokimet në doganë, Shqipëria me çmim më të lartë në rajon

November 24, 2026
Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin

November 24, 2026
“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In