• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vetëdija “vdes” tre minuta pasi që pushon zemra

by Aalison Pearse Stevens
16/08/2016 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vdekja është një pasojë e pashmangshme për të gjithë ne dhe herët e vonë që të gjithë do të përballemi me të. Por, natyra njerëzore është tejet kureshtare dhe që në hapat e para, shoqërinë tonë e ka ‘lodhur’ më shumë se çdo gjë tjetër pyetja; a ka jetë pas vdekjes?

Në funksion të kësaj pyetjeje janë ngritur mite, legjenda dhe histori në kufijtë e reales dhe surreales.

Vetëm së fundmi një grup shkencëtarësh besojnë se kanë përgjigjien për këtë. Ata thonë se ndërgjegjia e vetëdija e një personi vijon të ekzistojë edhe pasi trupi i tij ka vdekur për të paktën 3 minuta.

Studimi është vepër e një grupi ekspertësh britanikë dhe në të janë përfshirë 2 mijë persona. Shkencëtarët ‘konfirmuan’ se mendimet ruhen edhe pas vdekjes.

Më parë, besohej gjerësisht se truri i njeriut pushon të gjitha aktivitetet 30 sekonda pasi pushon zemra dhe pikërisht në këtë moment zhduket edhe ‘vetëdija’ jonë.

“Përkundër perceptimit të përgjithshëm, vdekja nuk është një moment specifik, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas një sëmundjeje të rëndë apo aksidenti që shkakton pushimin e zemrës, mushkërive e për pasojë edhe trurit.

Nëse procesi kthehet mbrapsht me sukses, e quajmë ‘atak kardiak’, nëse jo, quhet vdekje”, thotë shkencëtari nga Universiteti i Sauthemptonit, Sam Parnia.

Në studim janë përfshirë 2060 persona nga Austria, SHBA dhe Britania e Madhe që të gjithë me një histori ataku kardiak. 40 përqind e tyre thanë se kishin një formë vetëdijeje pasi ishin deklaruar klinikisht të vdekur nga mjekët.

Më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se kujtojnë zbehtë një ndjenjë frike gjatë kohës kur kanë pësuar atakun kardiak, ndërsa rrëfimi më i vlefshëm e ku bazohet më fort studimi i britanikëve është rasti i një 57-vjeçari, që ka deklaruar me detaje çdo veprim dhe gjë që kanë thënë mjekët në momentin kur zemra e tij kishte pushuar së rrahuri dhe më pas ishte rikthyer sërish në punë.

“Ky rrëfim është shumë domethënës për ne, pasi merret si e mirëqenë që vdekja përjetohet si halucinacion apo iluzione që ndodhin ose para se të ndalë zemra së punuari, ose pasi rikthehet në punë sërish, ndërsa në rastin në fjalë, të gjitha këto duket se kanë ndodhur gjatë 3 minutave kur zemra e pacientit nuk ka qenë në punë”, shpjegon Sam Parnia, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post

Dëshmia e Çakos: Llallën e kam informuar unë për pajisjen përgjuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Projekti “Smart City” në shkolla, Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

July 16, 2026
Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

Banderola provokuese pas fitores ndaj Anglisë, FIFA mund të ndëshkojë Argjentinën

July 16, 2026
Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

Paqe mes Brukselit dhe Musk? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

July 16, 2026
Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

Kapri: I vetmi vend që s’kemi trena; Karakaçi: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon brenda 2027-ës

July 16, 2026
Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

Plagosja me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i të plagosurit merr armën për t’u hakmarrë, policia parandalon krimin e rëndë

July 16, 2026
Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

Prokuroria Evropiane zbulon skemë mashtrimi me fondet bujqësore, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

July 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Korrik 2026

July 16, 2026
Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

Meloni merr goditje në Parlament, Italia drejt krizës politike?

July 16, 2026
“Opozitë e shitur”, “Berisha në burg”/ Reagon kreu i PD për thirrjet e protestuesve, ja mesazhi për demokratët

Deklarata skandaloze e ministres serbe për Kosovën, Berisha: Të shpallet non grata

July 16, 2026
“SHBA-të nuk mund ta fitojnë luftën me Iranin vetëm nga ajri”

“SHBA-të nuk mund ta fitojnë luftën me Iranin vetëm nga ajri”

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In