• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetë CIA ka lidhje me 40 sulme kibernetike

by Java News
12/04/2017 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjetet e hakerimit të përdorura nga Agjencia Qendrore e Zbulimit (CIA) mund të jenë përdorur në të paktën 40 sulme kibernetike në 16 shtete, sipas kompanisë së sigurisë kompjuterike Symantec. Kompania “Symantek” thotë se raporti i saj, i publikuar të hënën është bazuar mbi dokumente të CIA’s të bëra publike nga WikiLeaks muajin e kaluar.

Raporti thotë se mjetet e publikuara nga WikiLeaks kishin lidhje me infiltrime elektronike në organizata ndërkombëtare, financiare, energjetike dhe hapësinore në mbarë botën.

Objekt sulmesh kanë qenë kompani, universitete dhe agjenci qeveritare, ku Lindja e Mesme duket se ka qenë objektiv kryesor.

Në raportin e kompanisë Symantec, nuk përmendet “CIA” me emër, por ka pak dyshime se nga kanë ardhur mjetet hakeruese në fjalë. Kur WikiLeaks filloi publikimin e tyre në fillim të marsit, ajo nxori detaje tëpashoqa se si ato ishin nxjerrë nga Qendra e Zbulimit Kibernetik të CIA’s.

CIA ka refuzuar të komentoj lidhur me raportin e firmës Symantec apo mbi autencitetin e dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks.

Nga ana tjetër, një zëdhënës ka mbrojtur përpjekjet e agjencisë për të grumbulluar të dhëna zbulimi, duke thënë se publiku amerikan duhet të ndihet tejet i shqetësuar nga veprimet e ËikiLeaks, citohet VOA.

“Diktatorët dhe terroristët nuk kanë aleat më të mirë në botë se Julian Assange, pasi privatësia e tyre është e vetmja që ai ruan”, i tha zëdhënësi i CIA’s Jonathan Liu Zërit të Amerikës. Ai përsëriti se CIA e ka të ndaluar të mbledhë të dhëna për shtetasit amerikanë dhe se nuk e bën një gjë të tillë. Mjetet e CIA’s të përshkruara nga ËikiLeaks nuk përfshijnë survejime në masë dhe se të gjithë objektivat ishin subjekte qeveritare ose kishin vlera legjitime për sigurinë kombëtare për arsye të tjera, thotë kompania Symantec.

Në se dokumentet e publikuara nga WikiLeaks do të nxirrnin në pah ndonjë program aktiv zbulimi, kjo do ta vinte sërish në pozitë të vështirë komunitetin amerikan e zbulimit. Fakti që organizata evropiane, thuhet se ishin vënë në shënjestër, po ashtu ngre pikëpyetje të vështira për Shtetet e Bashkuara dhe agjencitë e saj të zbulimit lidhur me vënien në shënjestër të aleatëve. (b.an)

Next Post
Opozita: Ne kemi votat të rrëzojmë qeverinë

Opozita: Ne kemi votat të rrëzojmë qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In