• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vetdorëzohet vjehrri i Fatbardh Licit, u gjet me arsenal armësh në shtëpi

by Java News
09/05/2019 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës shtetasi Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit, ky i fundit i vrarë në 10 gusht të 2018-ës. Arsenali i armëve i gjetur në fshatin Luarës në një banesë të braktisur në Velipojë janë marrë përsipër pikërisht nga shtetasi Remzi Kulli, 57 vjeç nga Shkodra. Katër ditë më parë gjykata e shkallës së parë vendosi “arrest me burg” për këtë shtetas. Arsenali i armëve që nga policia dyshoheshin se janë lënë nga Ibrahim Lici, shtetas i shpallur në kërkim si autor kryesor për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, u mor përsipër nga Remzi Kulli i cili u vetëdorëzua.

Personi që ka marrë përsipër arsenalin e armëve të gjetura nga policia në Luarës të Velipojës ka deklaruar në gjykatë se 10 ditë para se të vritej dhëndrri i tij Fatbardh Lici i ka dërguar armët në atë vend bashkë me të. Mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese për shtetasin Remzi Kulli duke qenë se ka pranuar se armët janë të tijat por gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi “arrest me burg”.

Në 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge. Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip Golf pasi personat janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh. Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur. Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Lici mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policies por para 4 ditësh shtetasi Remzi Kulli ka marrë përsipër autorësinë, i cili është vjehrri i Fatbardh Licit, xhaxhai i Ibrahimit. Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete. Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale por autori i vetëdorëzuar Remzi Kulli ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se armët janë aty që në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar. /news24

 

/a.meta

Next Post
Horoskopi/ Çfarë nëne jeni në bazë të shenjës zodiakale

Horoskopi/ Çfarë nëne jeni në bazë të shenjës zodiakale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In