• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vespa mbush 70 vjet nga prodhimi i parë

by Aalison Pearse Stevens
24/04/2016 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Simbol i “dolce vita”-s, “Vespa”, festoi 70-vjetorin e krijimit të saj, pa e ndier aspak peshën e moshës. Mbi 18 milionë të shitura në të katër anët e botës.

Kur Enrico Piaggio, më 23 prill 1946 depozitoi patentën e ”Vespës” në Firence, pikësynimi i tij ishte të rimëkëmbte sipërmarrjen, asokohe e specializuar në teknologjinë e avionëve e cila u dëmtua rëndë nga sulmet ajrore në Luftën e Dytë Botërore, transmeton mapo.

Ai i kërkoi një prej inxhinierëve të tij, Corradino D’Ascanio, krijimin e një mjeti të thjeshtë në prodhimin dhe me çmim të arsyeshëm.

Me një pamje të veçantë në formën e grerëzës nga e cila është frymëzuar, e famshmja me dy rrota ka nxjerrë në shitje prej fillimeve të saj më shumë se 18 milionë ekzemplarë, referuar kompanisë Piaggio që e prodhon.

Motoçikleta më e famshme e të gjithë kohërave ka trefishuar shitjet në 10 vitet e fundit, për të arritur në 170 mijë të shitura vetëm gjatë vitit të shkuar.

Suksesi i Vespës u pa menjëherë, por shtysën më të fortë për ta bërë atë të njohur në mbarë botën ia dha kinematografia. Simone Signoret, Anthony Quinn, Kirk Douglas, Domenico Modugno, Alberto Sordi e Aldo Fabrizi, hipin shpesh mbi Vespa, jo vetëm pse ajo është në modë, por sespe pëlqehet jashtëzakonisht shumë.

Të gjithë regjisorët amerikanë që bëjnë filma të ambientuar në vitet ’50 dëshirojnë të kenë patjetër ndonjë skenë me një Vespa: ndër më të famshmit, “Pushime romake”, në të cilin Gregory Peck e Audrey Hepburn janë shpesh mbi motoçikletën e famshme. Shumë më vonë, është e famshme xhiroja e Romës që Nanni Morettin bën me Vespën e tij në “I dashur ditar”.

Next Post

Ndëshkohen eksportet e naftës dhe të kromit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com